• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET/ Superjahti 700 milionë dollarësh i Putinit po “arratisej”, konfiskohet nga qeveria italiane
Home
Botë

PAMJET/ Superjahti 700 milionë dollarësh i Putinit po “arratisej”, konfiskohet nga qeveria italiane

7 May, 2022 s.autor Aktualitet, Botë

Qeveria italiane ka urdhëruar konfiskimin e superjahtit luksoz Schereazade, me vlerë 700 milionë dollarë. Sipas raportimeve të ndryshme, mjeti lundrues i përket vetë presidentit rus, Vladimir Putin.

Jahti me 6 kuverta qëndron në Itali prej muajit shtator të vitit të kaluar, në qytetin port Marina di Carrara, ku po i nënshtrohet riparimeve. Por sipas autoriteteve italiane, veprimet e ditëve të fundit kanë lënë të kuptohet se jahti po përgatitej për të dalë në det.

Sipas Reuters, pas disa javësh hetime, policia tha se besonte që pronari i jahtit ishte Eduard Khudainatov, ish-shefi i kompanisë energjetike ruse, Rosneft, e cila momentalisht është nën sanksione nga ana e Bashkimit Europian. Në deklaratën ku shpallte urdhrin e konfiskimit, Ministria italiane e Financave nuk përmendte me emër pronarin, por thoshte vetëm se jahti kishte lidhje me elementë të rëndësishëm të qeverisë ruse. Policia e ekzekutoi urdhrin e konfiskimit të premten në mbrëmje, kur edhe u ngjit në bord.

Sipas “Daily Mail”, shumica e ekuipazhit në jaht janë rusë, por në muajin mars, disa javë pas nisjes së luftës në Ukrainë, ata ishin zëvendësuar me shtetas britanike.

Organizata opozitare e drejtuar nga Alexei Navalny ka publikuar dokumente sipas të cilave të gjithë rusët në bord ishin anëtarë të shërbimit sekret dhe kishin si detyrë të mbronin presidentin. I vetmi që nuk ishte agjent, sipas tyre, ishte kapiteni i anijes, britaniku Guy Bennett-Pearce. Ai vetë ka mohuar që pronari i superjahtit të jetë Putin, por nuk ka pranuar të zbulojë identitetin e vërtetë të tij.

Jahti konsiderohet si mjeti lundrues privat më i shtrenjtë në botë. Ai është mbi 137 metra i gjatë dhe ka brenda tij 2 pista për uljen e helikopterëve, pishina dhe qendër spa. Në jaht ka vend për 18 persona, të ndarë në 9 kabina luksoze. TEMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 60 DITË PA DRITË, UJË DHE USHQIME/ Dëshmitë rrëqethëse të të evakuuarve nga fabrika e çelikut në Mariupol
Previous article BROJA E NIS SI TITULLAR NË KËRKIM TË GOLIT/ Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Brentford-Sauthempton

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT