• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DASH: SHBA mbështet fuqishëm anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE
Home
Politikë

DASH: SHBA mbështet fuqishëm anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE

5 May, 2022 F.autor Politikë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të lehtësojnë dialogun mes Shkupit dhe Sofjes për zgjidhjen e kontestit për çështjet historike, identitetin, gjuhën maqedonase si dhe të drejtat e pakicës bullgare që jeton në Maqedoninë e Veriut.

Kështu deklaroi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, gjatë një interviste për agjencinë shtetërore të lajmeve në Maqedoninë e Veriut, MIA.

Ai tha se SHBA-ja po zhvillon bisedime me Shkupin dhe Sofjen për të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe, por Price nuk dha detaje nëse palët janë pranë arritjes së një zgjidhjeje të pranueshme.

“Shtetet e Bashkuara janë një mbështetëse e fuqishëm e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, deklaroi Price dhe shtoi se Uashingtoni beson se tani është koha që gjërat të ecin përpara dhe të dy vendet të fillojnë procesin e anëtarësimit në bllokun evropian.

“Marrëveshja historike e Prespës [mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për ndryshimin e emrit të shtetit] tregoi se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të afta të bëjnë gjëra të vështira, të bëjnë kompromise dhe të gjejnë zgjidhje dhe ne jemi të bindur se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të bëjnë të njëjtën gjë duke negociuar mosmarrëveshjet e tyre dypalëshe.

Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për të zgjidhur shpejt këto mosmarrëveshje, por ne padyshim që nuk po hyjmë në detajet e atyre bisedimeve”, tha Price.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUVENDI I 30 PRILLIT/ Bashkim apo përçarje? Ja çfarë thotë Berisha
Previous article PËRÇARJA/ Këlliçi: Retorika e Alibeajt po dëmton interesin e opozitës. Nesër mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT