• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ËSHTË AKOMA DUKE BUZËQESHUR”/ Flet djali i xhaxhait  të 31-vjeçarit që u var në qeli: Unë i kontrollova trupin…
Home
Aktualitet
Kronikë

“ËSHTË AKOMA DUKE BUZËQESHUR”/ Flet djali i xhaxhait të 31-vjeçarit që u var në qeli: Unë i kontrollova trupin…

5 May, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vdekja e 31-vjeçarit Ilvi Meta në komisariatin e Kavajës është ende e rrethuar nga misteri, teksa sipas hetimeve paraprake u tha që është vetëvarur me lidhëset e bluzës që kishte veshur.

Arben Meta, djali i xhaxhait të tij, ka rrëfyer momentet kur ka parë trupin e të afërmit të tij që kishte ndërruar jetë. Në një prononcim për mediat, ai ka treguar se kushëriri i tij ishte i buzëqeshur në momenti që kishte ndërruar jetë dhe se kishte shenja mbytjeje në qafë.

Ai shton se si ka mundësi të jetë i qeshur një person i cili po kryen vetëvrasje, duke ngritur dritëhije mbi ngjarjen e rëndë. Megjithatë, ai thekson se nga kontrolli në trup që iu bë 31-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhuna, dhe shenjat e mbytjes janë në të njëjtin vend ku thuhet në ekspertizë.

“Unë e kam kontrolluar trupin bashkë me të atin dhe djalin e xhaxhait tjetër, dyshohet që është mbytur, e para, ka shenja në qafë, shenja është përpara jo pas, e dyta, është e vërtetë që është mbytur me pjesën e kapuçit, siç u tha në versionin e fundit të policisë. Fakt tjetër, kur e kemi kontrolluar, kur njeriu mbytet, fytyra nxihet sepse nuk qarkullon gjaku, fytyra e tij ishte borë e bardhë, shumë e rregullt, sikur sapo kishte ndërruar jetë, tjetër gjë është që sytë i kishte të hapur dhe ishte duke buzëqeshur, dhe sot po të shkojmë dhe ta hapim, ai është duke buzëqeshur. Si mundet një njeri që është duke i dhënë fund jetës të jetë duke buzëqeshur? Edhe nëse e kanë mbytur, prapë si mund të buzëqeshësh?!

Diçka tjetër, në trup, prej autopsisë nuk ka shenja dhune, unë e kam kontrolluar me detaje, me blic telefoni, në fytyrë nuk ka shenja dhune, në trup nuk jap dot, sepse është i carë komplet nga autopsia.

Tjetër, te komisariati ne jemi të bindur, se dimë diçka, komisariati është i lartë dhe nuk arrin dot të varesh… Tjetër, dritaret janë rreth 3 metra të larta dhe të ndërtuara në mënyrë të tillë që nuk ke si varesh, dhe nëse varesh rripi i kapuçit po të rrotullohet në qafë mund të mbesë 15 cm, e pamjaftueshme që të varet. Këto janë për mënyrat e vrasjes, që është mister.

Policia ka përgjegjësi sepse si ka mundësi që ai është futur brenda komisariatit me një mjet me të cilin ai mund të kryej vetëvrasje, e dyta policia duke mos ia treguar të ndjerit e ka marrë për në komisariat ndërkohë që ai kishte urdhër arresti dhe nuk i është komunikua dhe nëse ke urdhër arresti nuk e mban dot më shumë se dy orë në komisariat, por çohet në ambientet e paraburgimit…Familja nuk është njoftuar për vdekjen, e kanë marrë vesh nga media. Pse nuk na lanë ta shohim para ekspertizës? Familjarët shkuan ta shihni para autopsisë, por policia i ndaloi. Me ç’ligj? Tjetër, ne nuk na është dhënë asnjë informacion, e kemi marrë të gjithin vetëm nga mediat”, deklaron ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH EDHE KJO/ “Çmendet” 39-vjeçari në Tiranë, pas sherrit plagos me thikë tre të rinj
Previous article I ARRESTUAR PËR KORRUPSION/ SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident Aktualitet

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet Aktualitet

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT