• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ish strategu i Trump, marrëveshje me Prokurorin e Posaçëm, Robert Mueller për ndikimin rus në zgjedhje
Home
Nderkombetare

Ish strategu i Trump, marrëveshje me Prokurorin e Posaçëm, Robert Mueller për ndikimin rus në zgjedhje

17 January, 2018 Redaktor1 Botë, Nderkombetare

Ish-strategu i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon ka arritur një marrëveshje që të intervistohet nga ekipi i Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller lidhur me ndërhyrjen ruse të vitit 2016, në vend që të dalë para një jurie të madhe.

Lajmi u njoftua nga CNN-i që citonte burime pranë zotit Bannon.

Gazeta “The New York Times” njoftoi të martën se prokurori i posaçëm Robert Mueller i kishte dërguar zotit Bannon javën e kaluar një thirrje për të dëshmuar para një jurie të madhe, që po heton kontaktet e fushatës së zotit Trump me Rusinë.

Ndërkohë të martën, zoti Bannon nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të ligjvënësve që po hetojnë ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016.

Zoti Bannon ishte për orë të tëra të martën përballë Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin.

“Në thelb ky ishte një urdhër nga Shtëpia e Bardhë për të mos lejuar këtë dëshmitar që t’i përgjigjej pothuajse asnjë pyetjeje për periudhën kur ai ishte në ekipin e tranzicionit, ose pjesë e administratës dhe madje dhe shumë pyetjeve për periudhën pasi la administratën”, tha kongresmeni demokrat Adam Schiff, anëtar i këtij komisioni.

“Qëndrimi i avokatit të zotit Bannon ishte se ai donte t’u përgjigjej pyetjeve, por ishte udhëzuar nga Shtëpia e Bardhë që të mos ta bënte një gjë të tillë”, tha ai.

Sekretarja a Shtypit e Shtëpisë së Bardhë u përpoq ta hidhte poshtë pretendimin e kongresmenit, duke thënë se “askush nuk e ka nxitur atë të bëjë gjë tjetër, përveçse të jetë transparent”.

Zoti Schiff tha se parashikon që Bannon të dalë përsëri para komisionit.

Ky zhvillim shtron pyetje për përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë për të kontrolluar atë që ish-këshilltari i lartë i thotë Kongresit për kohën kur punonte në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Bannon ka vazhduar të shprehë mbështetjen për Presidentin Trump, por duket se ka humbur besimin e tij, pasi ishte cituar në librin e ri “Zjarr dhe Furi” të thoshte se kishte qenë një “tradhëti” dhe “jopatriotike” nga ana e djalit të madh të zotit Trump, Donald Trump Jr. dhe të tjerë në kampin e tij, që të takoheshin me një juriste ruse në mes të fushatës, në një përpjekje për të siguruar prova “inkriminuese” kundër kandidates demokrate Hillary Clinton.

VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këshillat që duhet të zbatoni kundër rrahjeve të çrregullta të zemrës
Previous article Milani i bindur për Andre Silva-ën, ai ka shumë për të dhënë

Redaktor1

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT