• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NA KA MËSUAR AMERIKA”/ Propagandisti rus thirrje Putinit: Hidhni një bombë atomike në Ukrainë, t’i tregoni NATO-s që…
Home
Nderkombetare

“NA KA MËSUAR AMERIKA”/ Propagandisti rus thirrje Putinit: Hidhni një bombë atomike në Ukrainë, t’i tregoni NATO-s që…

4 May, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Vladimir Putin së shpejti nuk do të ketë ‘mënyrë kthimi’ veçse të lëshojë armë bërthamore në Ukrainë. Kështu ka pohuar një gazetar i luftës televizive ruse. Alexander Sladkov i doli në mbrojtje deklaratave apo paralajmërimeve për hedhjen një bombe atomike për të shkaktuar “një krater me madhësinë e disa rajoneve” në një “mënyrë demonstrative” për të frikësuar NATO-n.

Rusia ka pretenduar se qëllimi i fushatës së saj ushtarake në Ukrainë është ta “çlirojë” atë nga kontrolli i “neonazistëve”, pavarësisht se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është hebre dhe politikanë të ekstremit të djathtë kanë pak mbështetje në vend. Por Sladkov, i përshkruar si një reporter lufte dhe ‘propagandist’ – u tha 730,000 ndjekësve të tij se mund të afrohet koha për ‘zgjidhjen e fundit’ për shkak të rreth 40 vendeve që armatosin Ukrainën me armë që po përdoren kundër rusëve.

Presidenti rus vendosi forcat bërthamore ruse në gatishmëri të lartë menjëherë pasi pushtimi i Ukrainës filloi më 24 shkurt. Dhe në mes të rritjes së mbështetjes perëndimore për Ukrainën, Putini ka bërë kërcënime të fshehta, duke lënë të kuptohet gatishmëria për të vendosur armët taktike bërthamore të Rusisë, të cilat sipas doktrinës ushtarake ruse mund të përdoren për të detyruar një kundërshtar që të tërhiqet.

“Po flitet gjithnjë e më shumë për armët bërthamore dhe Rusia ka shumë për të thënë në lidhje me të”, shkroi në postim Sladkov. “Ne kemi një zgjidhje për Ukrainën. Ka disa, por ne po kujtohemi për mjetin e fundit, armët bërthamore. Nëse askush nuk do të na dëgjojë dhe 40 vende vazhdojnë të ndihmojnë neonazistët ukrainas, ne nuk do të kemi rrugë kthimi. Amerikanët përdorën armë bërthamore në Japoni, në mënyrë demonstrative. Pra, ne, rusët, do të duhet ta bëjmë në mënyrë demonstrative në Ukrainë për të hequr çështjen me konfrontim të mëtejshëm me ato 40 vende të njohura. Një krater me madhësinë e disa rajoneve do të jetë një shembull i qartë se sa serioz është apeli i Rusisë drejtuar NATO-s për t’u rikthyer në paqe dhe harmoni. Por ku do të shkojë Ukraina?

Pikërisht aty ku po shkon tani, me të vetmin ndryshim se do të jetë i shpejtë dhe më i lirë për Rusinë. Evropianët dhe amerikanët nuk mund ta kuptojnë plotësisht se nuk duhet të ngacmohet një vend fqinj me një potencial kaq gjigant bërthamor. Duke menduar për këtë, më kujtohet se sa lehtë e pati SHBA të përdorte armë bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki dhe sa lehtësisht i vendosi ato në Dien Bien Phu në 1954,” tha ai – duke iu referuar një plani të SHBA në Luftën e Vietnamit për të nisur një sulm bërthamor në ndihmë të forcave franceze të bllokuara në qytet.

Sladkov paralajmëroi: “Gjithçka është e mundur, dhe kjo është ajo që na mësojnë amerikanët. Dhe ne po mësojmë.”. Që kur shpërtheu lufta, propagandistët në televizionin shtetëror rus kanë shprehur hapur mbështetjen për Putinin që të përdorë forcë ekstreme kundër Ukrainës. Të dielën mbrëma, media shtetërore ruse i kërkoi Putinit të fshijë Britaninë e Madhe nga harta me një valë gjigante baticore të shkaktuar nga bomba bërthamore, raporton Daily Mail.

Dmitry Kiselyov, i njohur si ‘zëdhënësi i Putinit’, përdori emisionin e tij për të bërë thirrje për sulme ndaj Britanisë me një dron nënujor Poseidon që ai tha se do të shkaktonte një valë baticore radioaktive prej 1600 metrash dhe ‘ta zhyste Britaninë në thellësitë e oqeanit’.

Po ashtu javën e kaluar, televizioni shtetëror rus ka simuluar se si Putini do të niste një sulm bërthamor në tre kryeqytete në Evropë, duke deklaruar se nuk do të kishte ‘asnjë të mbijetuar’, në përgjigje të komenteve të bëra nga Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar që mbështeste sulmet e Ukrainës në infrastrukturën ruse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT TRAGJIK ME 26 TË VDEKUR NË UKRAINË/ Autobusi përplaset me autobotin dhe makinën, shpërthejnë në flakë
Previous article "FRENONI PA SHTYPUR FRENAT"/ Rudina Magjistari sqaron deklaratën e saj: Është ligj fizike ky nuk e kam shpikur unë

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT