• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRISHET ARMËPUSHIMI/ Rusia godet me raketa fabrikën e çelikut në Mariupol M
Home
Nderkombetare

PRISHET ARMËPUSHIMI/ Rusia godet me raketa fabrikën e çelikut në Mariupol M

3 May, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Rusia goditi me raketa të martën fabrikën e çelikut “Azovstal” në Mariupol, një zhvillim që erdhi pas prishjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga OKB. Ndërkohë në fabrikë ka ende civilë që vazhdojnë të jenë të bllokuar.

Megjithatë, disa dhjetëra të evakuuar që arritën të largoheshin nën kujdesin e OKB-së dhe Kryqit të Kuq në fundjavë, kanë mbërritur në një zonë relativisht më të sigurt, në qytetin e Zaporizhias, nën kontrollin e Ukrainës.

Njerëz me pamje të lodhur, mes tyre fëmijë e të moshuar, zbritën nga autobusët pasi shpëtuan nga rrënojat e qytetit të tyre në juglindje të Ukrainës, të cilin Rusia pretendon se e kontrollon.

Osnat Lubrani, koordinatori humanitar i OKB-së për Ukrainën, tha se 101 të evakuuar që ishin nisur nga Mariupoli, kishin arritur në Zaporizhia të martën.

Rusia e ka përqëndruar sulmin në lindje dhe jug të Ukrainës që nga dështimi për të marrë Kievin, në mars.

Por ajo ka goditur gjithashtu edhe rajone të tjera, në perëndim, në një përpjekje për të kufizuar daljen e Ukrainës në Detin e Zi, jetike për eksportet e saj të grurit dhe metaleve, dhe gjithashtu për të ndërprerë furnizimet me ndihmë ushtarake perëndimore për forcat e Presidentit Volodymyr Zelenskiy.

Të martën, Ministria ruse e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj kishin goditur me raketa një aeroport ushtarak pranë portit të Odesës, duke shkatërruar dronë, raketa dhe municione të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë të Kievit.

Kur janë shënuar rreth 10 javë nga fillimi i luftës që ka shkaktuar vdekjen e mijëra vetëve, ka shkatërruar qytete si dhe ka detyruar pesë milionë ukrainas të largohen nga vendi, Presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi mbështetësit e Kievit të martën, duke njoftuar planet për të bllokuar eksportin e lëndëve të para jetike ruse.

Ndërkohë Bashkimi Evropian njoftoi se po përgatitet për sanksione të reja ndaj Rusisë që kanë në shënjestër industrinë e saj të naftës dhe bankat.

Kongresi amerikan po shqyrton një paketë ndihme ushtarake prej 33 miliardë dollarësh dhe Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi një ndihmë ushtarake prej 375 milionë dollarësh.

Në një telefonatë të martën Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi zotit Putin të urdhërojë një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë dhe të heqë embargon e Rusisë ndaj eksporteve të Ukrainës që kryhen përmes Detit të Zi. Kremlini njoftoi se zoti Putin ka thënë se Rusia mbetet e hapur për dialog.

Kancelari gjerman Olaf Scholz i cilësoi politikat e Vladimir Putinit imperialiste dhe tha se ai do të mbështeste Finlandën dhe Suedinë, nëse ato do të merrnin vendim t’i bashkoheshin NATO-s./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI/ Pas denoncimit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë pezullon nga detyra shefin e krimeve në Komisariatin e Divjakës
Previous article PAS RRËFIMIT TË BEATRIX RAMOSAJT/ Reagon Bora Zemani: Nuk ka të bëjë nëse i merr komentet për bazë, por…

s.autor

Postime të ngjashme

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan Botë

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan

NDËRTIMI 5 KATËSH PA LEJE NË QEPARO/ Kryebashkiaku Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës Aktualitet

NDËRTIMI 5 KATËSH PA LEJE NË QEPARO/ Kryebashkiaku Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës

"DRITA E SYVE"/ Dedikimi rrëqethës i nënës së 20-vjeçarit që u vra në Korçë nga shoku i fëmijërisë: Mami nuk do të të harrojë kurrë... Aktualitet

"DRITA E SYVE"/ Dedikimi rrëqethës i nënës së 20-vjeçarit që u vra në Korçë nga shoku i fëmijërisë: Mami nuk do të të harrojë kurrë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT