Nëse mendoni të filloni palestrën, por impenjimet e shumta nuk jua lejojnë, ka një zgjidhje për ju.
Ju duhet thjesht një partner që ka afërsisht të njëjtën gjatësi me ju dhe palestra vjen në shtëpi!
Plani është i tillë: secilin ushtrim përsëriteni 2-3 herë në javë për gati 1 muaj.
Pas një muaj avanconi më lëvizje të tjera.
Ushtrimi 1: Squats
Kthehuni prapa dhe mbështetuni tek shpina e njëri-tjetrit dhe përkuluni. Në këtë pozicion, gjithë pësha bie tek gjunjtë dhe kofshët. Përsëriteni disa herë, por jo duke i sforcuar më shumë seç duhet muskujt.
Ushtrimi 2: Ura
Shtrihuni në tokë përballë njëri-tjetrit dhe bashkoni këmbët duke formuar këndin 90 gradë. Ashtu siç jeni, shtyni me forcë të barabartë duke lëvizur vithet sipër. Kur formohet një vijë e drejtë nga gjoksi tek gjunjtë, tërhiquni për ta përsëritur ushtrimin.
Ushtrimi 3: Kapja e këmbëve
Qëndroni përballë si në foto duke ngritur njërin gju aq sa mundeni. Zgjateni këmbën dhe me gishtat e saj prekni partnerin. Pas 30 sekondash, kryeni të njëjtin veprim me këmbën tjetër.
Ushtrimi 4: Hi five
Qëndroni një hp larg nga partneri dhe përkuluni duke prekur duart me radhë. Për një ide më të qartë shikoni fotot./anabel











