Ushtria ruse ka filluar të sulmojë fabrikën e çelikut “Azovstal” në Mariupol. Lajmin e bëri të ditur Agjencia e lajmeve ukrainase “UNIAN” duke iu referuar korrespondentit e të saj ushtarak Andrei Tsaplienko.
Sulmi është konfirmuar dhe nga Zëvendëskomandanti i regjimentit Azov.
Raportohet se në fabrikë pati bombardime gjatë gjithë natës dhe dy gra civile u vranë gjatë sulmeve.
Moska gjithashtu konfirmon se ka hapur zjarr ndaj batalionit Azovstal.


