• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ÇMIMET E LARTA/ Importet e karburantit ulen me 16% në mars
Home
Ekonomi

ÇMIMET E LARTA/ Importet e karburantit ulen me 16% në mars

3 May, 2022 s.autor Ekonomi

Çmimet e larta të karburanteve po ushtrojnë presion tek konsumi, ndonëse të dhënat historike tregojnë se shitja me pakicë e gazoilëve në vendin tonë nuk është ndikuar nga ndryshimi i çmimeve.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në muajin mars 2022 importet e karburanteve ishin 39 mijë tonë me një ulje 16 për qind në krahasim me marsin e vitit 2021, por gjithsesi ato mbeten të larta krahasuar me të njëjtin muaj te viteve 2015-2019.

Për të gjithë 3-mujorin e parë të vitit 2022 importet e naftës pësuan rritje vjetore me vetëm 0.8 për qind. Importet e naftës ishin në rritje të shpejtë para se të niste lufta në Ukrainë. Në janar 2022 importet shënuan rritje vjetore me 13 % dhe në shkurt 8.4 %, për të pësuar një rënie të shpejtë pasi nisën sulmet ruse në Ukrainë dhe çmimet nisën rritjen.

Me fillimin e luftës çmimi i naftës në tregun e brendshëm u rrit me 30 për qind në javën e parë të marsit, duke i kaluar 245 lekë për litër. Tani çmimet e naftës po përcaktohen nga një Bord ku merre pjesë edhe qeveria. Sot një litër naftë është 243 lekë për litër ose rreth 30% më e lartë se, një vit më parë.

Burimet nga tregu pohojnë se, konsumi i naftës në Shqipëri ka treguar se është rezistent ndaj rritjes së çmimeve. Makina konsiderohet si një mjet i domosdoshëm, për shkak të transportit jo cilësor public. Aktorët e tregut pohojnë se rënia e konsumit të karburanteve është konstatuar më shumë në sektorin e ndërtimit, i cili për momentin ka pezulluar aktivitetin për shkak të shtrenjtimit të lëndëve të para si hekuri, çka ka ndikuar sidomos kompanitë që punojnë me tendera, që i kishin llogaritur kostot me çmimet e vjetra. Ndërsa konsumi i automjeteve është ulur kryesisht në zonat kufitare për shkak të përdoruesit e tyre po furnizohen në vendet fqinjë, ku nafta kushton më lirë.

Pas një politike agresive taksimi mbi naftën në këto 10 vitet e fundit, Shqipëria është shndërruar vendi me çmimin më të lartë të naftës në botë në raport me fuqinë blerëse. Por konsumi dhe çmimi kanë ecur paralelisht, për shkak se numri i përdoruesve të automjeteve është rritur gjatë kësaj periudh

Lufta në Ukrainë ka rritur çmimet e mallrave kudo në botë, por nga ana tjetër sjellja konsumatorë po tregon ndryshime. Në disa produkte jo jetike konsumi po bie me shpejtësi teksa shpenzimet po pëqendrohen në mallrat jetike.

Financial Times vuri në dukje se kostoja e ushqimeve, e karburantit dhe strehimit është rritur në mënyrë drastike, por po vihen re tendenca globale të frenimit të blerjeve. Konsumatorët në mbarë botën kanë filluar të reduktojnë shpenzimet e tyre për çdo gjë që nuk e kanë absolutisht të domosdoshme.

Provat për këtë fenomen janë më të dukshme në vendet në zhvillim, ku rritja e çmimeve të produkteve bazë (të cilat bëhen akoma më të shtrenjta kur i vendosen ҫmimet në monedhat e zhvlerësuara) ka sjellë ndërprerje të furnizimeve me energji elektrike, pasiguri ushqimore.

Në fund të marsit, Apple njoftoi planet për të zvogëluar prodhimin e iPhone SE me 20 për qind, sepse lufta në Ukrainë dhe rritja e inflacionit po ulnin shpenzimet e konsumatorëve në mbarë botën.

Burimi: Ministria e Financave
Burimi: Ministria e Financave/ Monitor.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DREJTPËRDREJT NGA KIEVI"/ Rama ndal lajmin: Zelensky flet sot në Kuvendin tonë
Previous article "E PËSHTYU"/ Truproja i Johnny Depp dëshmon se Amber Heard ka dhunuar fizikisht aktorin: Ajo e goditi me…

s.autor

Postime të ngjashme

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT