• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJË SHTËPI TË RE PËR BAJRAM/ Veliaj: Mirënjohës për këdo ka ndihmuar një familje në vështirësi
Home
Politikë

NJË SHTËPI TË RE PËR BAJRAM/ Veliaj: Mirënjohës për këdo ka ndihmuar një familje në vështirësi

2 May, 2022 s.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhi që drekën e Fitër Bajramit ta kalojë në shtëpinë e re të Edlira Gjoshit, në fshatin Hekal, në zonën e Petrelës, e rindërtuar pas tërmetit.

Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi ndihmën e komunitetit të biznesit, i cili iu përgjigj thirrjes së qeverisë për Programin e Rindërtimit.

“Shumë faleminderit edhe ty, edhe bashkëshortes, të gjithë dashamirësve që na kanë ndihmuar në një kohë shumë të vështirë. Shteti është i madh, por dhe shteti më i madh në botë nuk i bën dot të gjitha. Kjo është arsyeja pse edhe Amerika ka vullnetarë, edhe në Gjermani ka vullnetarë, edhe në Angli ka vullnetarë, sepse shteti nuk mund të jetë kudo. Sidomos me problematikat që ne kemi pasur në shtëpi individuale, të cilat kanë qenë njëra në një mal, një në një shpat, një në një luginë. Kjo do të thotë që edhe projektet tona me biznesin kanë qenë të vështira. Nuk mund të bëjë dikush kantier për çdo shtëpi të vogël. Jemi mbështetur edhe në ndihmën tuaj për të na dhënë një dorë dhe për të adoptuar ato raste si i nënë Sofisë,” u shpreh mes të tjerash Veliaj.

Kreu i Bashkisë, duke uruar familjen për shtëpinë e re në këtë ditë të shenjtë të Bajramit të Madh, ka bërë apel për të gjithë komunitetin e biznesit të kontribuojnë për familje të tilla në nevojë. “Për ditë Bajrami them se kemi dhënë edhe një mesazh: kush ka mundësi të japë diçka nga vetja! Në qoftë se do mbahemi mend për çfarë gjurme kemi lënë, sa mirë kemi bërë, jo vetëm në ditë Bajrami, por në çdo ditë tjetër, atëherë do jemi pak më të mirë dhe komb më i mirë, qytet doemos më i mirë. Të uroj shëndet, jetë dhe Gëzuar Bajramin,” uroi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË PO NDODH? Rusia lëshon një raketë në hapësirë. Ja çfarë thotë Kremlini
Previous article E BUJSHME/ U shpall kampion bote me Gjermaninë, Hoakim Lëv pritet të marrë drejtimin e gjigantit europian

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT