• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË GREQI KËRKOHET NJOHJA E PAVARËSISË SË KOSOVË/ Diplomati: Është realitet i pakthyeshëm
Home
Rajon

NË GREQI KËRKOHET NJOHJA E PAVARËSISË SË KOSOVË/ Diplomati: Është realitet i pakthyeshëm

1 May, 2022 s.autor Rajon

Gazeta greke “Te NEA”, ka publikuar thirrjet e katër autorëve grekë, të cilët kërkojnë që shteti i tyre ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ioannis Armakolas nga “Hellenic Foundation for Europian and Foreign Policy”, është njëri nga ta. Ai vlerëson se diplomacia greke është e përhumbur nga sindroma që e dobësojnë rolin e saj në botë.

Armakolas, i cili drejton programin e Europës Juglindore në “Hellenic Foundation for Europian and Foreign Policy”, thotë se diplomacia greke po reziston ndaj ndryshimit, duke e marrë shembull qasjen e shtetit helen karshi Kosovës, përcjell Gazeta Express.

“Pavarësia e Kosovës është realitet politik i pakthyeshëm”, thekson ai. “Një Greqi e sigurt mund të formulojë një politikë të njohjes së këtij realiteti, në mënyrë që të bashkëformojë zhvillimet e ardhshme në Ballkan, në përputhje me interesat e veta. Greqia përmes konsolidimit të statusit ndërkombëtar të Kosovës do të kontribuojë në mënyrë të vendosur edhe në integrimin e Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore, në kuadër të të cilave ajo merr pjesë plotësisht në procesin e vendimmarrjes së bashku me partnerët e saj evropianë”, ka thënë ai.

Armakolas e sheh politikë të gabuar mosnjohjen e Kosovës.

“Mosnjohja e shtetit të sapoformuar është pasojë e politikës sonë të gabuar dhe të dështuar gjatë luftërave jugosllave. Politika jonë për çështjen e Kosovës na mban të bllokuar në dilemat diplomatike të së kaluarës, ndërsa njëkohësisht dobëson rolin tonë rajonal”, ka shkruar ai, duke theksuar më tej se kjo kontribuon qoftë edhe indirekt në mbajtjen e rajonit në pasiguri gjeopolitike.

Mosnjohja e Kosovës, sipas tij do të thotë moskuptim të realitetit bashkëkohor ballkanik.

Beogradi do të reagonte në rast se Greqia e njeh Kosovën, dhe këtë e ka parasysh Armakolas. Por ai thekson se Serbia në të kaluarën ka zgjedhur politika të pamatura dhe kundër interesit të Greqisë, ndërkaq ka përmendur se shteti serb kultivon marrëdhënie të ngushta me regjimin e Erdoganit.

“Greqia mund dhe duhet të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me shqiptarët si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut dhe këto nuk duhet të ndikohen nga luhatja e marrëdhënieve mes Athinës dhe Tiranës”, shkruan ai.

“Shqipëria e Madhe” është një skenar pothuajse i pamundur, sipas Armakolas, pasi thotë se elitat shqiptare nuk e mbështesin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 40 PLAZHET MË MAHNITËSE/ "The Guardian" përfshin Shqipërinë: Vizitoni Qeparon, fshatin magjik që ofron relaks dhe aventurë
Previous article MBYLLET NUMËRIMI/ Vokshi publikon emrat e 150 fituesve: Vendimet merren nga anëtarësia

s.autor

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT