Qeveria amerikane ka vlerësuar se inteligjenca ruse qëndron pas sulmit të fituesit të çmimit Nobel dhe redaktorit të shquar rus, Dmitry Muratov.
Ai është redaktor i gazetës së pavarur ruse “Novaya”, ndërsa thuhet se ishte duke udhëtuar me një tren nga Moska në Samara kur e sulmuan.
Inteligjenca amerikane ka arritur në përfundimin se incidenti ishte vepër e inteligjencës ruse, sipas një zyrtari amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti sipas rregullave të vendosura nga administrata Biden. Zyrtari nuk dha asnjë detaj se si inteligjenca amerikane kishte arritur ta bënte atë vlerësim, duke përmendur nevojën për të mbrojtur burimet dhe metodat.
“Shtetet e Bashkuara mund të konfirmojnë se inteligjenca ruse orkestroi sulmin e 7 prillit ndaj kryeredaktorit të Novaya Gazeta, Dmitry Muratov, në të cilin ai u spërkat me bojë të kuqe që përmban aceton”, tha zyrtari amerikan në një deklaratë.
Muratov ndërkohë s’ka komentuar këto zëra, pasi personave të tij të afërm, ndodhet në një udhëtim pune.
Muratov, i cili u nderua me Çmimin Nobel për Paqen vitin e kaluar së bashku me gazetaren filipinase
Maria Ressa, mbajti një qëndrim të lëkundur për luftën që vendi i tij i hapi Ukrainës.
Redaktori 60-vjeçar bëri thirrje për një lëvizje të gjerë kundër luftës, pohoi se ukrainasit nuk ishin armiq të Rusisë dhe botoi numrin e ardhshëm të Novaya Gazeta si në rusisht ashtu edhe në ukrainisht.
Një titull gjigant në faqen e parë shkruhej: “Rusia po bombardon Ukrainën”.
Gazeta vazhdoi të funksionojë edhe pasi Putini nënshkroi një ligj për censurën në fillim të marsit që kërcënonte deri në 15 vjet burg për ata që publikojnë atë që Rusia e quajti informacion “të rremë” për forcat e saj të armatosura.
Burimi: The Washington Post


