• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEPUTETËT E PD I PËRGJIGJEN RAMËS/ Alibeaj: Gjuhë fyese, të sanksionohet. Spaho: Si Gim Gjuzi që shiti minaren e Tiranës
Home
Politikë

DEPUTETËT E PD I PËRGJIGJEN RAMËS/ Alibeaj: Gjuhë fyese, të sanksionohet. Spaho: Si Gim Gjuzi që shiti minaren e Tiranës

28 April, 2022 s.autor Politikë

Deputetët e opozitës iu përgjigjën kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të tij që tha se jeni “afektuar me budallëkun”.

Deputeti Edmond Spaho theksoi se deklaratat e Ramës janë pa argumente dhe ia kalojnë Gim Gjuzit që shiti minaren e Tiranës.

“A dëgjuat ndonjë argument, veçse fjalëve? Ia kalon edhe Gim Gjuzit që ka shit edhe minaren e Tiranës. Është tipik i trevave arbërore. E dini ju thotë se kush është fondacioni shqiptaro-amerikan. Bota ka filluar me këtë. E dimë shumë mirë, është krijuar në ’93-in. Kam qenë një nga përfaqësuesit e palës shqiptare në atë fondacion. Nuk kanë lënë gurë pa lëvizur dhe ne kishim partner stratejgik BERZH-in dhe ai na tha jo, sepse s’është për ju’, tha Spaho.

Gjuha e përdorur nga kryeministri është e pa pranueshme për kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj. Ai kërkoi që sipas rregullores, kryeministri të sanksionohet nga kryetarja e Kuvendit.

“Tha 13 herë fjalën budalla, i budallenjve, kopeja dhe me radhë. Ndjej keqardhje për gjendjen mendore të tij, por në parlament ka një kod sjellje. Në nenin 6 thuhet që duhet sanksionuar deputeti që përdor gjuhë jo parlamentare dhe sapo ndodhi. Duhet sanksionuar nga ju, për të vendosur seriozitetin në këtë sallë. Për historinë e budallenjve apo të hajdutëve mund të jenë shumë të rinj që në kohën kur zotëria ishte Ministër Kulture ka një të dhënë, ikonat, që ai çoi në Gjermani dhe që s’u kthyen kurrë”, tha Alibeaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMON PD/ Rama: Kalanë e Lezhës e bëtë me disko, mbushej me shiringa me drogë dhe Teatrin Kombëtar me bingo
Previous article "HAJDE SO DO TË TË MBAJ..."/ Rama ironzion Spahon: Për projektit e Butrintit jemi shumë krenar

s.autor

Postime të ngjashme

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës Politikë

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut Politikë

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli Politikë

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT