• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMET NDAJ POLICISË SË KOSOVËS/ Thirrja e BE-së: Të shmangen spekulimet që mund të shtojnë tensione
Home
Rajon

SULMET NDAJ POLICISË SË KOSOVËS/ Thirrja e BE-së: Të shmangen spekulimet që mund të shtojnë tensione

28 April, 2022 s.autor Rajon

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës ditëve dhe javëve të fundit kanë qenë cak i disa sulmeve në veri të vendit. Nga 13 deri më 26 prill, Policia e Kosovës u sulmua gjashtë herë. Sulmet ndaj tyre ndodhën me vendosje të iriqëve metalikë në rrugë, gjuajtje me gurë, granata dore dhe me përdorim të AK 47.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano i ka thënë Telegrafit se BE-ja dënon ashpër sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës. “Bashkimi Evropian dënon ashpër sulmet e fundit ndaj patrullave të Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës është ofruesi kryesor i sigurisë dhe çdo përdorim i forcës ndaj policëve të saj është i papranueshëm”, ka thënë Stano në një përgjigje me shkrim.

Ai më tej ka kërkuar nga të gjithë që t’i shmangin spekulimet e panevojshme që sipas tij mund të shtojnë tensione të mëtejshme. “I bëjmë thirrje të gjithëve që të shmangin spekulimet e panevojshme që mund të shtojnë tensione të mëtejshme, duke theksuar se hetimi i rastit do të bëhet nga organet përkatëse ligjzbatuese”, u shpreh Stano. I pyetur se a mund të jetë në të ardhmen kjo çështje pjesë e temave të tryezës së dialogut, zëdhënësi i BE-së nuk ka dhënë përgjigje. Ndërkaq sa i përket një takimit të ardhshëm që është përfolur në mes kryeministri Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, Stano u shpreh se “ne do të njoftojmë çdo takim të ardhshëm të dialogut kur është e nevojshme”.

Pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës u shtuan patrullimet e Policisë së Kosovës në drejtim të Bërnjakut. Ministria e Punëve të Brendshme e pati cilësuar sulmin si akt terrorist që “është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë por dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”. Për sulmin në veri reagoi edhe kryeministri Albin Kurti. “Për tri ditë resht, zyrtarë policorë të Kosovës janë sulmuar në pikën kufitare me Serbinë. Dje dhe sot herët, një breshëri plumbash dhe një granatë dore u hodhën drejt policisë sonë. Burimet tona e kanë identifikuar sulmin e djeshëm të ardhur nga Serbia”, ishte shprehur Kurti. Edhe liderët e partive politike në Kosovë dënuan sulmet ndaj Policisë së Kosovës, duke i quajtur akte kriminale dhe të patolerueshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI I SASUOLOS I JEP FJALËN MILANIT/ Kuqezinjtë duan edhe… Xhakën
Previous article SHTRENJTOHET QUMËSHTI/ Shoqata e Përpunuesve: Rrezikohet falimentimi i fabrikave

s.autor

Postime të ngjashme

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT