• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRYESIA E PS/ Nga emri i Presidentit të ri te zbatimi i vendimeve të Kongresit të 9 Prillit. Çfarë pritet të ndodhë
Home
Politikë

KRYESIA E PS/ Nga emri i Presidentit të ri te zbatimi i vendimeve të Kongresit të 9 Prillit. Çfarë pritet të ndodhë

27 April, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Në orën 18:00 pritet të mblidhet Kryesia e Partisë Socialiste. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për News 24 dhe BalkanWeb se në këtë mbledhje pritet të ketë diskutime sa i përket një date të mundshme për Asamblenë Kombëtare të PS, në të cilën do të vihen në zbatim vendime të Kongresit të 9 Prillit.

Këto vendime kanë të bëjnë si me ndryshimet statutore ashtu dhe me ndërprerjen e mandatit të kryetarëve të degëve të bashkive të PS, ndërprerje që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve për kryetarë të rinj.

Sakaq, mësohet se fokusi kryesor do të jetë te zgjedhja e Presidentit të ardhshëm. Mësohet se do ketë një raportim të ecurisë së deri tanishme për zgjedhjen e presidentit, nga grupi negociues, i cili përmbahet nga kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla, sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri dhe ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Deri më tani PS ka propozuar dhe kërkon nga kryetarja e Kuvendit që mbledhja e konferencës së kryetarëve, e cila do të vendosë se kur do të thirret raundi i parë i votimit, të jetë në datën 4 Maj.

 

 

Ndërkohë që PS përmes Taulant Ballës ka propozuar që raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri të jetë data 10 Maj. Deri më tani ka pasur një takim të kreut të grupit PS me krerët e dy grupeve opozitare, Fatmir Mediu dhe Mesila Doda, në të cilën është rënë dakord për spostimin e datës fillestare.

PS kërkoi datën 29 Maj për konferencën e kryetarëve për të vendosur raundin e parë, ndërkohë që me dakordësinë  në takimin e mëparshëm, mbledhja u spostua.

PS është e hapur drejt gjetjes së një emri konsensual me opozitën për Presidentin e ardhshëm, ndërsa kujtojmë se Kushtetuta ka sanksionuar që tre raundet e para të votimit kërkojnë 84 vota për të zgjedhur Presidentin, numër i cili shkon drejt arsyetimit të një emri konsensual, por nëse në këto tre raunde nuk do të ketë dakordësi, atëherë hynë në fuqi mekanizmi zhbllokues, sipas të cilit Presidenti zgjidhet edhe me shumicën e thjeshtë, 71 vota, ndërkohë që PS i gëzon këto vota.

Në fund të mbledhjes së Kryesisë pritet dhe një prononcim për mediat nga kryeministri Edi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JO SI MALOKE DHE AS SI..."/ Imeraj: Procesi i vettingut mos të shndërrohet në gjueti shtrigash
Previous article "NUK E KUPTOJ SI SHKOI NGA..."/ Pse njerëzit janë të irrituar me këngën e re të Xhensila

F.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT