Një 73-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Verbas të Patosit, pasi shtëpia e tij u përfshi nga flakët.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 12:30, ku i moshuari ndodhej brenda në banesë në momentin kur kanë shpërthyer flakët dhe nuk ka mundur të dalë jashtë.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


