• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA NË UKRAINË/ Nga sot Rusia pezullon furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë
Home
Botë

LUFTA NË UKRAINË/ Nga sot Rusia pezullon furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë

27 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Breaking News

Zyrtarët polakë dhe bullgarë thanë se Gazpromi do të ndërpresë furnizimin me gaz duke filluar nga dita e sotme.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, tha se Polonia ka marrë nga kompania shtetërore ruse e energjisë Gazprom njoftimin për ndërprerjen e furnizimit me gaz. Morawiecki e bëri të njohur këtë lajm në Berlin pas një takimi që pati të martën (26.04) me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Morawiecki tha se qeveria polake ishte e përgatitur për të përballuar çdo ndërprerje furnizimi nga Rusia dhe se depozitat e gazit ishin të mbushura në nivelin 76%. Ai shtoi se Polonia ishte e përgatitur të “merrte gaz nga burime të tjera të mundshme”.

Kurse ministrja polake e Mjedisit dhe e Klimës Anna Moskwa shkroi në Twitter se “në shtëpitë polake nuk do të ketë mungesë gazi” dhe se “që në ditën e parë të luftës ne deklaruam se jemi gati për pavarësi të plotë nga lëndët e para ruse”.

Edhe kompania polake e gazit natyror PGNiG konfirmoi gjithashtu se që nga e mërkura, Gazpromi nuk do të dërgojë më gaz në Poloni nëpërmjet tubacionit të gazit Yamal. PGNiG tha në një deklaratë se ishte duke ndjekur situatën dhe është e përgatitur të marrë gaz nga lidhje të tjera falë një “strategjie qeveritare të diversifikimit” të burimeve.

Rusia do të shkurtojë edhe furnizimet për Bullgarinë

Qeveria bullgare njoftoi gjithashtu se pasi nuk ajo nuk kishte pranuar të përmbushë kërkesat e reja të Gazpromit që pagesat të bëhen në rubla, Gazpromi kishte deklaruar se duke filluar nga e mërkura do të ndërpresë furnizimet e gazit edhe për Bullgarinë.

“Sot, Bulgargas (kompania shtetërore e gazit) mori njoftimin se furnizimet e Gazprom Export do të pezullohen nga 27 prilli 2022”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Ekonomisë të Bullarisë.

Bullgaria është pothuajse plotësisht e varur nga Rusia sa i përket gazit. Kompania Bulgargaz tha në një deklaratë se “i ka përmbushur plotësisht detyrimet e saj dhe i ka bërë të gjitha pagesat e kërkuara sipas kontratës aktuale në kohën e duhur, në mënyrë rigoroze dhe në përputhje me kushtet e saj”.

Pasi vendet perëndimore vendosën një sërë sanksionesh ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, Kremlini paralajmëroi se do të ndërpresë furnizimet me gaz nëse këto vende nuk paguanin në rubla.

Polonia dhe vendet e tjera të BE-së refuzuan të paguajnë për importimin e gazit natyror në rubla, gjë me të cilën Rusia po mundohet të stabilizojë monedhën e saj përballë sanksioneve perëndimore. Udhëheqësit evropianë e konsiderojnë kërkesën për pagesat në rubla si një shkelje të kontratave ekzistuese me Gazpromin./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA LIDHJA ME SHQIPTARËT TEK POROSIA E VRASJES NGA BURGU/ Si u ekzekutua bosi i mafies greke
Previous article DOSSIER/ Historia e pabesueshme në Estoninë e Luftës së Dytë Botërore: E burgosura dhe komandanti SS gjerman...

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore Botë

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT