Një sherr ka ndodhur në Komisionin e Edukimit, ku ishte duke raportuar ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
Deputetja mori fjalën për procedure, por ligjvënësit socialistë kërkuan që ti ndalohej fjala.
Sipas Ina Zhupes, Marrëveshja për dhënien e Butrintit me koncesion 10 vjeçar është sekret. Sipas saj Butrinti nuk duhet të trajtohet si mall, por është pasuri Kombëtare
SHERRI NË KOMISION
Ina Zhupa duke i rënë tavolinës: Harroje ti nuk vazhdon, zonja ministre ti nuk vazhdon. Çohuni ju lutem kolegë. Ne jemi komision përgjegjës. Zoti Petro po shkel rregulloren.
Zonja ministre, nuk kalohet buxheti kështu. Zoti Petro po shkel rregulloren
Petro Koci: Nuk je ti komandantja
Ina Zhup: Të lutem, do të japë ajo si mall Butrinti, sic dha Teatrin. Nuk vazhdon ti.
Elva Margariti: Të pëlqen apo nuk të pëlqen do ta dëgjosh deri në fund.
Ina Zhup: Nuk të vjen zor, je njëri që ke dhënë teatrin tani kërkon të japësh Butrintin. Kjo është marrëveshja jote e turpit. Të të vijë zor nga vetja. Turp turp turp. Edhe ju të gjithëve tju vije turp.
Njerëz të papërgjegjshëm. Unë zonja nuk ju lë këtu të bëni bla bla bla. Të të vijë zor. Pse është marrëveshja sekrete? Të të vijë zor. Njerëz të papërgjegjshëm


