• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHIHTE GJOKSIN TIM…”/ Princi i Britanisë sërish qendër e skandaleve
Home
Jetë

“SHIHTE GJOKSIN TIM…”/ Princi i Britanisë sërish qendër e skandaleve

24 April, 2022 s.autor Jetë

Princi Andrew i Britanisë së Madhe, është akuzuar nga një ish punonjëse se e ka vënë në situata të sikletshme.

Nicola Palmer, e cila në kohën kur pretendohet se ka ndodhur ngjarja ka qenë 21 vjeç, ka thënë se princi i ka ngulur sytë në gjoks dhe në vijimësi ka krijuar situata të cilat e vinin në siklet.

“Ai shikoi gjoksin tim. E mbaj mend atë duke ngulur sytë, duke buzëqeshur. U ktheva dhe vrapova lart”, tha ajo.

Palmer shtoi se një herë kishte veshur një bluzë që kishte të shkruar sloganin “Duhet të më mendosh pa të brendshme”, pasi nuk e dinte që princi do të ishte në shtëpi sepse ai dhe gruaja e tij duhet të ishin në një udhëtim.

“Ai më kërkoi t’i shpjegoja sloganin. Unë thjeshtë i përsërita atë që lexonte bluza, nuk dija çfarë t’i shpjegoja. Në ato momente ai u përkul drejtë meje dhe unë u largova me vrap në një korridor”, shpjegoi ajo.

Nicola thotë se historinë ia kishte treguar edhe një tjetër anëtari të stafit, por se nuk kishe guxuar kurrë të bënte një ankesë zyrtare, pasi ndjehej e turpëruar se mund të ishte vetë ajo e cila kishte shkaktuar incidentin, referuar sloganit në bluzë, raportoi The Sun.

Ajo ka treguar edhe një tjetër situatë të pakëndshme, kur princi i ka kërkuar të ngjitet në biçikletë, edhe pse 21 vjeçarja i kishte thënë se ishte e sikletshme pasi kishte veshur fund jo shumë të gjatë.

“Ai po qëndronte në anën e kundërt, duke më kërkuar të ngrija këmbën ndërkohë që kisha veshur fund, për të hipur në biçikletë. unë u nisa përpara me biçikletën ndërsa ai më ndoqi pas me Range Rover-in e tij, deri në shtëpi. Ishte e çuditshme dhe u ndjeva shumë e frikësuar”, dëshmoi ajo.

Kjo nuk është hera e parë që princi është akuzuar për ngacmim seksual. Ai është akuzuar edhe se ka kryer tre herë marrëdhënie pedofilie me një të mitur

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI: Vetëm një në katër pacientë u shërua plotësisht një vit pas shtrimit në spital nga COVID
Previous article E FUNDIT/ Macron fiton mandatin e dytë si President i Francës me 58.2% të votave

s.autor

Postime të ngjashme

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT