• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Ekzekutimi i shqiptarit në mes të Brazilit, italiani priti autorët: Ja pse e donin të vdekur
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET E REJA/ Ekzekutimi i shqiptarit në mes të Brazilit, italiani priti autorët: Ja pse e donin të vdekur

23 April, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një italian dhe dy brazilianë kanë dalë para gjykatës braziliane pasi akuzohen për ekzekutimin me armë zjarri në shkurt të vitit 2019 brenda në makinë të shqiptarit Alban Gropçaj.

Dy persona iu afruan me motor te makina e 28 vjeçarit Gropçaj dhe qëlluan tre herë ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend.

Një italian dhe dy brazilianë janë autorët e dyshuar të ngjarjes së rëndë e ndodhur në qytetin e Caucaias, të Rajonin Metropolitan të Fortalezas së Brazilit në shkurt të vitit 2019.

Alban Gropçaj ishte i punësuar nga i pandehuri italian i quajtur Guido Bertola, në një kompani me qendër në Itali.

Ata udhëtuan të dy drejt Brazilit për çështje pune, por që në fakt do të rezultonte fatale për shqiptarin.

Sipas hetimeve të prokurorisë braziliane Gropçaj u vra nga dy persona (njëri prej tyre i paidentifikuar) me urdhër të një gruaje braziliane dhe vetë italianit që ishte shefi i tij.

Sipas hetimeve, italiani kërkonte eliminimin e shqiptarit për “interesa financiare”, pasi Gropçaj do të zhvillonte një projekt të madh në kompaninë e italianit. Por ky i fundit i druhej fuqizimit të shqiptarit dhe kishte frikë mos i rrënonte biznesin, shkruajnë mediat braziliane. 

Ndërkaq, gruaja braziliane e cilësonte shqiptarin si pengesë në raportet me italianin.

Ngjarja kriminale ndodhi gjatë kthimit nga një restorant në Fortaleza të Brazilit. Teksa shqiptari po shkonte në shtëpinë e italianit, në Caucaia, dy  persona iu afruan me motor, më pas e nxorën nga automjeti dhe e ekzekutuan me tre plumba, dy në kokë dhe një në shpinë.

Nga hetimet rezultoi se viktimës nuk i ishte grabitur asgjë. Kjo bëri që policia të rrëzonte tezën e grabitjes.

Sipas prokurorisë braziliane makina drejtohej nga vetë italiani natën e krimit. Italiani ndalon makinën pranë bordurës, i mban dyert e mbyllura në pritje të ekzekutorëve për të hequr qafe 28 vjeçarin shqiptar.

Gjithashtu hetimet shpjegojnë se atë natë nuk është dëgjuar asnjë frenim në momentin kur atentatorët kanë kryer vrasjen. Prokuroria dhe policia beson se i akuzuari ka parkuar automjetin në pritje të vrasësve.

Hetimet kanë dalë në përfundimin se viktima nuk kishte armiq në Itali apo Brazil. Ai madje kaloi katër ditë në Caucaias dhe ‘në asnjë moment nuk u përfshi në ndonjë situatë që mund të krijonte përplasje apo sherre”.

Një detaj që shton dyshimet mbi italianin lidhet edhe me qytetarët e Caucaias të cilët shprehen se ky është qytet që shumë rrallë mund të bjerë pre e grabitjeve. Panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS DEBATEVE ME GRIDËN/ Evi Kokalari: Që kur larguam monstrat e Bashës, gratë e PD po shkëlqejnë
Previous article TËRMETI GODITI BALLKANIN! Flet sizmiologu njohur, ja çfarë thotë

F.autor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT