Ministrja e Energjetikes Belinda Balluku, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa në News24, deklaroi se qeveria është duke marra në mënyrë që të mos kemi mungesë energji në vend.
“Sigurisht ne kërkojmë të maksimalizojmë liqenin e Fierzës dhe prej një muaji po punohet me agregatët e Vaut të Dejës dhe Komanit. Synimi ynë është që rezerva energjitike në Maj-Qershor të arrij 292 metra që do na sigurojnë gjithë energjinë e nevojshme gjatë verës dhe më pas duke e mirëmenaxhuar kaskadën, do të na bëjnë që në vjeshtën e 2022, të kemi kapacitet të siguruar, që importet të jenë në sasi të pakta. Kemi bërë një projekt për t’i dalë para çdo gjëje, duhet të kemi parasysh që situata është dinamike pavarësisht masave tona, ndaj insitojmë në rezervën energjitike lokale”, u shpreh Balluku.
E pyetur për konvertimin e termocentralit me gaz në Vlorë, ministrja tha se së shpejti do të nisin punimet dhe se tashmë ky projekt nuk është më lokal por ka marrë përmasa të gjera.
“Konvertimi i termocentralit të Vlorës me gaz nuk është më projekt kaq loka, por ka pësuar një shpërthim për objektin që do trajtojë në të ardhmen. jemi afër momentit të nisjes së punimeve për ta vënë në punë, kemi dhe dy elementë të rëndësishëm që është krijimi i portit të lundrueshëm që do bëhet shpërndarja me autobote në gjithë Ballkanin dhe tashmë kemi një anagazhim të plotë për të ndërtuar një tub transmetues gazi që do lidhë portin e lundrueshëm të Vlorës me pikën e TAP në Seman, tub me dy kalime, për transmetim Vlorë-Fier dhe Fier-Vlorë, dhe e kthen Shqipërinë në furnizues për rajonin”, deklaroi Balluku.
Po ashtu ajo foli edhe për ndërtimin e Skavicës: Mbështes banorët dhe shqetësimet e tyre, por siç e parashikon ligji kur këto projekte kanë të bëjnë me të mirën e interesit publik kërkojmë mirëkuptim nga banorët e këtyre zonave. Sakavica është vepra më e rëndësishme energjetike në vend për shkak të funksionit që ajo ka, është optimizuesi i kaskadës.


