• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SONDAZHI/ Shumica e amerikanëve mendojnë se Biden nuk është mjaft i ashpër me Rusisë
Home
Nderkombetare

SONDAZHI/ Shumica e amerikanëve mendojnë se Biden nuk është mjaft i ashpër me Rusisë

21 April, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Shumë amerikanë vazhdojnë të ngrejnë pikëpyetje nëse Presidenti Joe Biden është treguar mjaftueshëm i ashpër me përgjigjen e tij ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë. Megjithatë shumica i mbështet hapat që Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin lidhur me këtë çështje, ndërsa një numër më i vogël duan që trupat amerikane të përfshihen në konflikt.

Sipas një sondazhi të agjencisë së lajmeve “Associated Press” dhe Qendrës për Kërkime e Çështjeve Publike “NORC”, 54% e amerikanëve mendojnë se Presidenti Biden nuk ka qenë mjaft i ashpër në përgjigjen e tij ndaj sulmit rus në Ukrainë. Tridhjetë e gjashtë për qind (36%) mendojnë se qasja e tij ka qenë e drejtë, ndërsa 8 për qind thonë se ai ka qenë shumë i ashpër.

Por ndërsa lufta vazhdon, dëshira e amerikanëve për t’u përfshirë në të është zbehur disi. Tridhjetë e dy për qind e amerikanëve thonë se Shtetet e Bashkuara duhet të ketë një rol të madh në konflikt. Kjo shënon një ulje nga 40% që mendonin në këtë mënyrë muajin e kaluar, por mbetet pak më e lartë se 26% që mendonin kështu në muajin shkurt. Ndërkohë 49% e amerikanëve thonë se SHBA-të duhet të ketë një rol të vogël në konflikt.

Rezultatet e vendosin Shtëpinë e Bardhë përballë pyetjesh të vështira. Ndërsa imazhet e sulmeve të Rusisë ndaj civilëve e spitaleve vijojnë të shpërndahen në mbarë botën, është rritur trysnia për të ndaluar Presidentin rus Vladimir Putin dhe për të ndihmuar miliona ukrainas, që ndodhen në vend, apo që po largohen për shkak të luftës. Por Presidenti Biden duhet të menaxhojë mundësinë e përshkallëzimit të tensioneve me Rusinë e parandalojë përfshirjen e SHBA-ve në një konflikt shumë më të madh, në një kohë kur Kremlini ka kërcënuar me mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore.

Gjatë një fjalimi javën e kaluar Drejtori i CIA-s Ëilliam Burns tha se nuk duhet marrë lehtë kërcënimi i paraqitur nga Moska për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore taktike, duke patur parasysh, siç u shpreh ai, dëshpërimin e mundshëm të Presidentit Putin mbi pengesat dhe problemet me të cilat po përballen ushtarakisht në Ukrainë.

Zoti Burns shtoi se deri më tani Uashingtoni nuk ka parë shumë prova praktike se Rusia po përshkallëzon përpjekjet për një sulm bërthamor.

Shtëpia e Bardhë ka autorizuar më shumë se 2 miliardë dollarë ndihmë në armatime për Ukrainën dhe ka udhëhequr sanksionet perëndimore që kanë dëmtuar rëndë ekonominë ruse. Presidenti Biden e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave amerikane atje, një vendim që mbështetet nga shumica e amerikanëve./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KURIOZITET DHE EMOCIONE/ Arbana e zbulon gjininë e bebit gjatë pushimeve
Previous article ÇFARË GJESTI! Ministrja belge jep dorëheqjen për t’u kujdesur për të shoqin me kancer

F.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius Botë

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur Botë

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur Botë

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT