• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SHIFRAT/ Niveli i ulët arsimor nxit obezitetin te gratë në Shqipëri
Home
Ekonomi

SHIFRAT/ Niveli i ulët arsimor nxit obezitetin te gratë në Shqipëri

21 April, 2022 F.autor Ekonomi

Niveli arsimor lidhet me problematikën e obezitetit tek gratë në Shqipëri. Të dhënat e anketës së fundit “Gratë dhe Burrat” nga INSTAT tregojnë për një lidhje mes nivelit arsimor dhe obezitetit.

Sa më i ulët është niveli arsimor, aq më e lartë është tendenca për të qenë më i shëndoshë. Sipas të dhënave, 24,4% e grave në Shqipëri të grup moshës 15-59 vjeç konsiderohen obeze. Ky tregues matet me indeksin e masës trupore, i cili shpreh raportin e peshës në kg me lartësinë në metra katror.

Sipas INSTAT, qytetet shqiptare ku gratë kanë nivelin më të lartë të indeksit të masës trupore janë Elbasani (20.5%), Berati (20.3%), ndërsa më i ulëti është në Kukës (12.2%).

Në raport shkruhet se ndër arsyet e tjera është se dieta e pakontrolluar dhe mungesa e aktivitetit fizik po i çon shqiptarët me shpejtësi drejt obezitetit.

Më herët nutricionistja Diola Dosti ka shpjeguar se Shqipëria përditë e më shumë po vuan mbipeshën te fëmijët. Ajo ka shpjeguar se ka shumë nevojë për ndërgjegjësim dhe për më shumë përpjekje nga të gjitha institucionet.

Nutricionistja shpjegon se obeziteti nuk është thjesht një trup me përmasa të mëdha, por një organizëm shumë problematik me një mëlçi të dhjamosur, që në të ardhmen do vuajë nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Ndërkaq të dhëna të tjera nga Eurostat-it, tregojnë se Shqipëria renditet e treta në Evropë për nivelin e lartë të obezitetit të femrave, pas Irlandës me 28.1% e popullsisë dhe Maltës me 24.5% të popullsisë.

Obeziteti është një nga sëmundjet më të përhapura dhe kronike që kanë nevojë për trajtim dhe parandalim mjekësor sistematik. Mjekët e kanë e përcaktuar si një akumulim i tepërt i yndyrës në trup. Agjencia Europiane e Barnave (EMA) e përcakton obezitetin si një gjendje klinike kronike që zakonisht kërkon terapi afatgjata për të nxitur dhe ruajtur humbjen e peshës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË GJESTI! Ministrja belge jep dorëheqjen për t’u kujdesur për të shoqin me kancer
Previous article "XHELOZI"? Donaldi ia thotë troç Romeos: Unë jam pak më i bukur

F.autor

Postime të ngjashme

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT