Kur vjen puna tek bërja e thonjve, të gjitha ne tentojmë të zgjedhim dizajne të cilat përshtaten me stinën apo sezonin në të cilën ndodhemi. Ngjyra pastel dhe të ëmbla për pranverë, të hapura dhe të çelta në verë, e ndërsa në vjeshtë dhe dimër, tonet e errëta dhe me pak shkëlqim janë ato që preferohen më shumë.
Por trendi i 2018-ës, është krejt ndryshe nga çfarë kemi parë deri më tani. Thonjtë e dizenjuar me forma të ndryshme gjeometrike janë ato që do të shihni më shumë këtë vit.
Sa shik, interesante dhe të veçanta janë, mund t’i shihni në fotot e mëposhtëme. Vetëm se ka një problem. Do ta keni shumë të vështirë për të vendosur, opsionet janë pafund.
1.Nuanca e ngjyrës lejla kombinuar me pak shkëlqim do t’a bëjë dorën tuaj të duket më chik se kurrë. E shihni vetë!
2. Me këtë dizenjo askush s’do të mund t’i heqë sytë nga duart tuaja!
3. Kur është dukur shëmtuar një trekëndësh i vockël i zi mbi një fushë të bardhë?
4. Delikate dhe të pastra.
5. Thonj në formë sy-maceje. Të thjeshta dhe të veçanta
6. Këtë kombinim mund ta adhurosh me orë të tëra dhe të mos mërzitesh.
7. Vizat nuk dalin kurrë nga moda
8. S’do t’ju mërziten, e sigurtë.
9. Praktikë dhe të rehatshëm
10. Nëse s’keni shumë nerva, një vizë 2 ngjyrëshe do t’ju bëjë të dukeni super cool