Komisioni i Rithemelimit ka mbledhur sot një tryezë me një grup ekspertësh, në lidhje me problemit e sektorit të energjitikës dhe krizën në të cilën ajo ndodhet.
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij theksoi disa arsye, që sipas tij e kanë çuar vendin drejt krizës energjetike. Sipas Berishës, në kundërshtim me ligjin, hapen digat e kaskadës dhe energjia shitet shumë lirë, krahasuar me çmimin në bursë.
“Energjia, ka qenë një problem që ka qenë kardinal, tani në hijen e luftës agresionin rus ndaj Ukrainës, ka marrë përmasa edhe më të mëdha. Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë që ka tre-katërfishuar çmimin e energjisë për bizneset. Dhe premton të rrisë në mënyrë absurde çmimin e energjisë për konsumatorët. Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë që takson naftën mbi 1 euro, që prodhon 1 mln ton dhe që ka dy-tre çmimeve më të larta në Evropë. Sigurisht Shqipëria nuk është një ishull, por pjesë e kontinentit. Megjithatë, në rrafshin e energjisë dhe prodhimit të saj, Shqipëria është vendi që duhet të ndjente më pak se çdo vend tjetër ndikimin e mbi energjetikën e kontinentit të agresionit rus mbi Ukrainën. Kjo pasi energjia e saj në masën 96-98 % është tërësisht ujore. Jo vetëm që është ujore, por ajo prodhohet me kosto më të ulët se në çdo vend tjetër të kontinentit. Së treti; prodhimi i energjisë në Shqipëri gjatë vitit 2021 është më i larti në rekord historik, rreth 8.9 mld kv/orë. Duke parasysh këto faktorë dhe ne qoftë se analizojmë qëndrimin në menaxhimin e rezervës ujore të kaskadës, konstaton se shkaku themelor i energjetiken në Shqipëri nuk është moti, lufta, por është plaçkitja, grabitja, vjedhja në këto sipërmarrje. Shqipëria nuk besoj se ka vend tjetër që zbraz digat në kundërshtim me ligjet e saj dhe shet energji në emër të liberalizmit të tregut me 42 euro, kur në bursë është 130 euro.”-, tha Berisha.


