• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NJË PERSON I MASKUAR ME KAPUÇ…”/ Zbardhet dëshmia e të riut. 28-vjeçari mohon njohjen me autorin, por…
Home
Breaking News

“NJË PERSON I MASKUAR ME KAPUÇ…”/ Zbardhet dëshmia e të riut. 28-vjeçari mohon njohjen me autorin, por…

20 April, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me plagosjen e Edis Reçajt mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në lagjen “Perash”.

28-vjeçari, i cili mori një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në dëshminë e tij për policinë vendore të Shkodrës ka deklaruar se nuk e ka idenë se kush është autori i kësaj ngjarje.

“Një person me kapuç tëzi në kokë më erdhi nga pas dhe më ka plagosur në këmbë dhe është larguar me shpejtësi. Nuk e kam idenë se kush është autori që më plagosi. Nuk kam patur konflikte apo probleme me ndonjë person ndaj edhe nuk e di arsyen e kësaj ngjarje”, deklaroi nga spitalit i plagosuri. Pavarësisht kësaj dëshmie policia e Shkodrës ka dyshime se Reçaj është në dijeni të autorit të plagosjes, por nuk ka dhënë asnjë emër për faktin se ka dyshime se autori është një i njohur i 28-vjeçarit. I plagosuri ndodhej në trotuar bashkë me 3-4 persona të tjerë dhe dyshohet se njëri prej tyre në debat e sipër, në një konflikt të çastit e ka plagosur Reçajn.

Policia ka dyshime se autori mund të jetë njëri prej personave me të cilët ndodhej por nuk është përcaktuar ende se cili prej tyre. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të subjekteve aty afër por kamerat e subjekteve nuk e kanë kapur këtë ngjarje. E vetmja kamer që pritet të këqyret është ajo e vendosur nga bashkia Shkodër, por që është në një largësi të konsiderueshme dhe është e vështirë të identifikohet autori përmes saj duke patur parasysh edhe errësirën. Gjithsesi përmes kësaj kamera policia mund të shohë dinamikën e plagosjes së 28-vjeçarit Edis Reçaj. I plagosuri është nipi i shtetasit Edmir Alija, i cili u vra në vitin 2014 në Shkodër bashkë me shtetasin Edmond Batri ndërsa mbeti i plagosur një person tjetër.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH EDHE KJO! Hajduti sulmoi keq 72-vjeçaren dhe i vodhi makinën, pak më vonë vdes në aksident (FOTO)
Previous article ÇFARË NDODHI? Policia operacion blic në Korçë, 25 të arrestuar për drogë

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

NDODH EDHE KJO! Muzeu i Gjirokastrës prezanton Çerçiz Topullin si 'karikaturë' Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Muzeu i Gjirokastrës prezanton Çerçiz Topullin si 'karikaturë'

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes Aktualitet

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT