Policia e Lezhës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e orëve të para të mëngjesit të sotëm në qytet, ku ambientet e zyrës së noterit Vasil Martini u përfshin nga flakët.
Përmes një komunikate zyrtare policia bën me dije se ka dëme të konsiderueshme dokumentacioni, por të cilat mund të sigurohen përsëri, pasi noteri i ka të ruajtura dhe në kompjuter.
Lezhë / Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në qytet Lezhë, në ambientet e brendshme të zyrës noteriale në pronësi të shtetasit V.M. 56 vjeç, banues në Lezhë, ka rënë zjarr.
Nga kqyrja paraprake, administrimi i të dhënave dhe pyetja e personave që kanë dijeni për gjithë dokumentacionin që ndodhej në zyrën noteriale në momentin e rënies së zjarrit, konfirmohet se ka dëme të konsiderueshme dokumentacioni, por janë dokumentacione që mund sigurohen përsëri.
Vazhdojnë veprimet hetimore në bashkëpunim me ekspertë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për përcaktimim e shkakut të djegies dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


