• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRESIDENTI I RI/ Socialistët propozojnë sot emrat e tyre në Grupin Parlamentar, më 20 Prill nisin negociatat me opozitën
Home
Politikë

PRESIDENTI I RI/ Socialistët propozojnë sot emrat e tyre në Grupin Parlamentar, më 20 Prill nisin negociatat me opozitën

19 April, 2022 s.autor Politikë

Socialistët po bëhen gati për të nxjerrë propozimin e tyre për emrin e Presidentit të ri të Republikës. Ashtu siç u njoftua një ditë më parë, Partia Socialiste do të mbledhë Grupin Parlamentar, ku pritet që dorëzohen edhe emrat e propozuar për kreun e Shtetit.

Një ditë më parë kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, njoftoi se është ngritur një grup pune që do të zhvillojë konsultimet me grupet e tjera e parlamentare në Kuvend, për të përzgjedhur një emër konsensual, ku të mërkurën pritet të takohet me opozitën. Megjithatë sipas Ballës kontaktet me opozitën do të nisin që ditën e sotme. PS ka mandatuar Taulant Ballën, Elisa Spiropalin dhe Damian Gjiknurin për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Procedura parlamentare për përzgjedhjen e kreut të ri të shtetit do të nisë në 29 prill, me mbajtjen e Konferencës së Kryetarëve. Sakaq me 20 prill, shumica ka thirrur për konsultime 3 grupet parlamentare të opozitës. Në këto konsultime do të mungojë Komisioni i Rithemelimit dhe ata të LSI pasi nuk kanë grupe parlamentare në Kuvend.

Por pavarësisht se do të negociohet me qëllimin e gjetjes së një figure konsensuale, edhe pse i kanë votat për ta zgjedhur të vetëm presidentin e ri, socialistët e bëjnë të qartë se nuk do të pranojnë një kandidat që vjen nga radhët e opozitës.

Nga ana tjetër, sot përmbyllet procesi i dorëzimit të kandidaturave nga deputetë socialistë, që do t’i sjellin 3 propozimet e tyre në mbledhjen e grupit në zarf të mbyllur. Ndërkohë që pjesë e procesit të konsultimit do të jenë dhe shoqëria civile si dhe vetë qytetarët, që socialistët i ftojnë të shprehin preferencat e tyre për kandidatët për president përmes postes elektronike.

Socialistët kanë propozuar që seanca e parë, nga 5 seanca që parashikon Kushtetuta për zgjedhjen e Presidentit, të zhvillohet në datën 4 maj.

Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022, ndërsa Kuvendi duhet të nis procesin e zgjedhjes së tij jo më vonë se 24 maji 2022 sipas Kushtetutës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RUSËT MARRIN KONTROLLIN E KREMINNËS/ Guvernatori i Luhansk: Qëlluan për vdekje civilët që po evakuoheshin
Previous article "TË TRASHËGOHENI..."/ Olsi Bylyku dhe Egli Tako i japin fund beqarisë?

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Politikë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT