• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSSIER/ U gjetën në rrugë mbytur në gjak. Kush i internoi 600 vlonjatë, vranë kreun nacionalist Skënder Muço!
Home
Dossier

DOSSIER/ U gjetën në rrugë mbytur në gjak. Kush i internoi 600 vlonjatë, vranë kreun nacionalist Skënder Muço!

17 April, 2022 F.autor Dossier

Qyteti ishte pothuaj i gjithi nacionalist, por të ndarë mes tyre. Shumë intelektualë, si dhe nga pjesëmarrësit e Luftës së Vlorës 1920 ishin me pikëpamje liberale të majta dhe qëndrim proaleatë, që do të thosh se misionet i shihnin si shpëtimtarë, në një kohë kur pjesa tjetër ishte antikomuniste, dhe për këtë kërkonte të shfrytëzonte nëpërmjet regjencës dhe qeverisë, ushtrinë gjermane për likuidimin e forcave partizane. Por brenda nacionalistëve të Ballit Kombëtar çfarë kish ndodhur, ku kontradiktat u kthyen në konflikt të përgjakshëm, në shpinë të qytetit?

Misionet aleate angleze kishin zbarkuar në Karaburun, afër Dukatit dhe tashmë armët deri tani të hedhura nga ajri, i shkarkonin nga anijet e tyre në shtabin dhe ndërlidhësit e tyre për të pajisur forcat partizane, në të cilat ishin atashuar misionet ushtarake. Madje anglezët bombardojnë në ditët e kapitullimit edhe rrethinat e qytetit; “Englezët sapo kishin bombarduar aerodromin Italjan qëndror por këtë e kishin bërë dhe në Vlorë. Këtu e kishin llogaritur më aq saktësi nga misjonet Englese të Karabrunit aerodromin Italjan të Vlorës, sa e qëlluan më artilerinë e flotës që nga Mezo Kanali. Predhat e zjarrta vinin katër e katër nga deti si nga tjetër botë, dhe nga aerodromi kaçiatorët italjanë ngriheshin menjëherë nga toka me një spirale tërë mundim, të paktën të dilnin nga zjarri. Dorën e fundit ja dhanë pilotët polakë të flotës Engleze, po kjo u ndërpre dhe menjëherë, se u mor vesh që po depërtonin Gjermanët”, shkruan komandanti nacionalist.

Përsa i përket anglezëve ai shprehet shumë i ashpër ndaj ndihmuesëve nacionalistë të fshatit Dukat. “S’është se Balli i Vlorës do të ndikonte tek misjonet Aleate, që kanë bazat e Kuartjerin në Karabrun, se thonë që Balli gjithë fshatin Dukat e ka me vete. Kush është në Ball, Dukatasit? Asnjë herë jo? Ata janë me Englezët dhe për këtë paguan kosto me njerës e të gjitha. Po kush i vuri partizanët të sulmojnë Dukatin? Englezët, po ata s’kanë sy, se j’Ua kanë zënë stërlinat e floririt! Që të mos paguanin më Englezët u thanë Komunistëve, merreni atë fshat, që të kemi kollaj ndihmat, jo të paguajmë doganë për ju! E kuptoni ç’po flas? Si mund të ndihmohen misjonet Engleze me ndër lidhësa, karvane me kafshë e armatime, që të venë tek Shtabi i Përgjithshëm Nasjonal Çlirimtar? Këta të bëjnë terror dhe të vrasin ne po me këto armë. Kjo nuk është vëlla vrasje, kjo është vet vrasje!

 

Ju thoni se na duhet Dukati si zonë Nacionaliste! E përse? Ma shpjegoni këtë se nuk e kuptoj dot! Ata mezi presin kur vijnë ngarkesat dhe furnizimet, dhe ju u thoni nacionalistë! Detin e kemi ne, bazat e tyre ne, ndër lidhësat ne, bukë tek ne, armët Komunistët! Kështu qënka kjo punë? Misjonet të iknin fare! Të bëjnë provë një herë të zhvendosen lart në zonat e Bazit! Do e shikonim, bënin dot gjë që atje për të vajtur tek Shtabi Komunist! Po ata e kanë këtu Jugun afër, tek Komunistët janë mirë, çdo gjë me flori e blejnë, çfarë u mungon? Shkarko tonellata armë nga deti, karvanet këta shegertët dhe tek brigada komuniste!”

Këto pohime vërtetohen nga vetë oficerët anglezë të misioneve aleate; Forin Ofisit, 5/123, Nëntor, 1944, Sejmur; “Në mendimin tim, partizanët si grup politik dhe ushtarak, bënin sikur luftonin ndaj gjermanëve, në mënyrë që vazhdonim t’i armatosnim. Kam llogaritur se vetëm 10 përqind e armëve që u dhamë atyre, i përdorën, ndërsa pjesa tjetër e mbetur, prej 90 përqind u ruajt për t’i përdorur në luftën për t’i eliminuar kundërshtarët politikë dhe për të imponuar vullnetin e tyre politik në Shqipëri.”

Por në të vërtetë shfaqet shumë komplekse lufta ndaj fshatit të Dukatit, për arsye se ai ishte i lidhur skajshmërisht me misionet aleate, të cilat furnizonin dhe instruktonin pothuaj vetëm forcat Nacional Çlirimtare. Kjo vërehet nga numri i forcave, përdorimi i armëve ndaj fshatit, por dhe këmbënguljen e emisarëve sllavë për arritjen e fitores së kësaj lufte; “..duhet të mendohet për një sulm tjetër, duke e kordinue luftën me Besnikun (Hysni Kapo) si edhe me forca të tjera të brigadës, tue përdor zjarrin më të tmerrshëm, duke qënë të pamëshirshëm.. Shiko se sa forca të Brigadës të nevojiten për me shkelë Dukatin dhe kërkoi menjëherë.” Arkivi Qëndror, Faqja.177, Viti.1943, Dosja.8, Letër e Dushan Mugoshës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E KENI DHE JU? Kjo është ankesa më e madhe që partnerët kanë për njëri-tjetrin, kur bëhet fjalë për seksin!
Previous article STUDIMI: Furçat e grimit janë më të pista se tualetet! Çfarë duhet bërë?

F.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se... Dossier

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se...

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova... Dossier

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova...

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit... Dossier

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT