• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MORI GRUA TJETËR, ME RRIHTE…”/ Hana kujton vitet nën kthetrat e dhunës bashkëshortore
Home
Sociale

“MORI GRUA TJETËR, ME RRIHTE…”/ Hana kujton vitet nën kthetrat e dhunës bashkëshortore

17 April, 2022 F.autor Aktualitet, Sociale

Për 26 vite, që prej moshës 16-vjeçare kur babai e dërgoi në shtëpinë e bashkëshortit, Hana mbajti peshën e dhimbjes.

Në “Ka Një Mesazh Për Ty”, ajo rrëfen historinë e saj pa e ditur që mbesa e saj po e dëgjon nga ana tjetër e studios “E diela shqiptare”në Tv Klan.

Pas martesës për të shpëtuar vëllanë, Hana nuk mban mend asnjë kujtim të lumtur. Bashkëshorti i saj, i cili kërkoi me aq ngulm të martohej me të kur ishte fare e  mitur, pavarësisht diferencës prej 30 vitesh në moshë, e keqtrajtonte dhe dhunonte në trajtë çnjerëzore.

Hana: Jeta ime ishte lufta.

Ardit Gjebrea: Si të trajtonte burri?

Hana: Për pak gjë më rrihte, më rrihte kot.

Ardit Gjebrea: Kur filloi dhuna dhe pse filloi?

Hana: Si nisa të rritesha, doja të shkoja te nëna e babai, të rrija dy, tre ditë, në asnjë mënyrë, nuk më linte të shkoja. Shkoja në shtëpi filloja duke qarë, “pse s’më lë, dua të rri si vajzat e tjera”. “Jo, pale ku do të shkosh të martohesh”, thoshte.

Ardit Gjebrea: Po vjehrra e shikonte?

Hana: 20 vjet. Qante edhe ajo me mua.

Ardit Gjebrea: Nuk e ndalonte dot?

Hana: Çfarë t’i bënte ajo? Ishte vetëm.

Ardit Gjebrea: Kishit fëmijë?

Hana: Të bënim fëmijë na mbronin fëmijët, por s’kishim fëmijë.

Ardit Gjebrea: Pra për 25 vjet ishit vetëm ju të dy?

Hana: Në ’95, gjatë dimrit, që filloi u prish qeveria, shteti, ai thoshte “do martohem”, “si do martohesh ore?”, e gjeti, me motrën e tij, shkoi e solli në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Po ti ishe në shtëpi ndërkohë?

Hana: 3 muaj kemi ndenjur bashkë.

Ardit Gjebrea: Me atë gruan?

Hana: Po.

Ardit Gjebrea: Po si sillej me ty, si sillej me të?

Hana: Atëherë filloi të më rrihte 4-5 herë në ditë.

Ardit Gjebrea: Në sy të saj?

Hana: Asaj i binte të fikët sapo më rrihte mua.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Përfundon procesi i votimit dhe numërimit, ja kush shpallet fitues në Degën e PD në Gjirokastër
Previous article VRAU GRUAN 20 VJEÇE/ Psikologia tregon të tjera detaje "tronditëse" për Babis: Dyshohet se…

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT