• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA E PLOTË/ Zhdukja e 40 vjeçarit nga Burreli. Nga rrëfimi i së motrës deri tek dëshmia e HAKMARRËSIT
Home
Aktualitet
Kronikë

HISTORIA E PLOTË/ Zhdukja e 40 vjeçarit nga Burreli. Nga rrëfimi i së motrës deri tek dëshmia e HAKMARRËSIT

17 January, 2018 g.autor Aktualitet, Kronikë

Vazhdon saga e dhimbjes për familjen Lleshi nga fshati Rukaj i Burrelit.

40 vjeçari i humbur prej Nëntorit të 2017

Lidhur me zhdukjen e historisë së Artan Lleshit, djalit i cili prej muajit Nëntor të vitit të kaluar është zhdukru nga të afërmit, pa lënë asnjë gjurmë ka të reja.

Ndërkohë Gjykata ka lënë në arrest me burg vetë personin që dyshohet se e ka vrarë Artanin, Altin Muratin.

Ky i fundit me 15 Janar të këtij viti ka marrë dënimin e prerë nga Gjykata.

Masa e arrestit bazohet tek historia e “Vrasjes me Paramendim”, dhe se vetë Murati e ka marrë Artanin në takim të veçantë ashtu siç e rrëfen edhe motra e viktimës.

Altin Murati, i dyshuari KRYESOR i Gjykatës pë zhdukjen e Lleshit

Në Sallën e Gjyqit të sotëm Murati ka thënë: “Nuk kam asnjë dijeni për vendndodhjen e Artanit momentalisht. Ky i fundit më ka thënë se i kanë bërë një atentat në Burrel, por vetëm kaq”.

Gjithashtu Murati ka thënë se është e vërtetë që është takuar me viktimën e humbur ditën e diëlë, pikërisht kur është zhdukur pa lënë gjurmë.

***

Në po këtë muaj ka folur motra e tij që shpjegon të gjithë situatën e zhdukjes së 40 vjeçarit, dhe ALPENews.al jua sjell sërish në vëmendje.

Pas një historie të gjatë hakmarrjeje që ka nisur në 2012 në Angli, e cila u pasua me një plagosje dhe 2 vrasje në këtë familje, prej së dielës ata nuk kanë asnjë kontakt me djalin e tyre 40-vjeçarin, Artan Lleshi.

“Në vitin 2012-të kushëriri im Arben Lleshi ka bërë një vrasje në Angli. Pas asaj vrasje në vitin 2013-të më kanë vrarë xhaxhain Xhavit Lleshin, pas 4 viteve më vranë babain. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rukaj në Burrel.

Tani kam ardhur këtu sepse që prej 5 ditësh, që të dielën më ka humbur vëllai, Artan Lleshi. Kam bërë denoncim në polici, nuk kam marrë ende një përgjigje”,- thotë motra e tij në një rrëfim News24.

Pasditen e së dielës ai doli nga banesa për të shkuar në Kamëz ku do të takohej me shokun e tij Altin Murati, por vetëm 20 minuta pas atij takimi ai ka mbyllur telefonin dhe ka humbur gjurmët.

“Ka qenë një person vetë i dyti në makinë, aty ka hyrë Tani, por pas 20 minutash telefoni i tij ka qenë i fikur”,- tregon një tjetër familjare.

Sipas familjes, pak orë më vonë ka humbur kontaktet edhe personi i fundit që është takuar me të, duke I lënë familjarët pa asnjë shpjegim në lidhje me fatin e djalit të tyre. Familjarët I bëjnë apel policisë që të vihet në kërkim të të afërmit të tyre pasi nuk duan që bilanci I kësaj hakmarrje të rritet me viktima të pafajshme.

“Shteti të vihet në lëvizje, është atentati i katërt që bëhet në familjen tonë, po na vrasin njerëzit e pafajshëm”,- apelojnë familjarët.

Ndërkohë komisariati nr. 3 në Tiranë e ka shpallur 39-vjeçarin të zhdukur si edhe po kryen verifikimet e nevojshme. Personi i fundit që është takuar Artanin, Altin Muratin është shpallur në kërkim nga policia.

***

HISTORIA E HAKMARRJES

 

Sipas denoncimit të bërë nga i vëllai në Komisariatin nr.3, historia e ka zanafillën në Angli, ku 7 vite me parë, shtetasi Arben Lleshi ekzekutoi Afrim Hoxhën. Por ndonëse Arben Lleshi, kushëri i parë me të zhdukurin u arrestua dhe dënua nga drejtësia britanike e më pas u ekstradua drejt vendit tonë ku po vuan dënimin në një burg të sigurisë së lartë, të afërmit e tij, u ekzekutuan një e nga një, nga persona deri më tani të paidentifikuar.

Vëllai i të zhdukurit Artan Lleshi shpjegon se janë në hasmëri me familjen Hoxha dhe ka dyshime se ata kanë lidhje me zhdukjen e 40 vjeçarit dhe ngjarjet e tjera në seri që u kanë ndodhur në familje.Ai shpjegon se pas krimit që ndodhi në Britaninë e Madhe, është vrarë xhaxhai Xhavit Lleshi dhe me 14 maj 2017 babai i tij, Hajredin Lleshi.

Ky i fundit, u ekzektua në derën e shtëpisë. Si të mos mjaftonin të gjitha këto, në nëntor të vitit të kaluar është zhdukur pa gjurmë edhe Artan Lleshi. Për momentin ne prang aka përfunduar njëri nga të dyshuarit, por burimet thonë se prokuroria ka prova të forta në duar për të hedhur dritë mbi sagën e gjakmarrjes që ka shkaktuar jo pak viktima,

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Bomba” tjetër nga Spanja: Kane dhe Pochettino, te Reali sezonin e ardhshëm
Previous article PROFIL/ Kush ishte ILIR LUARASI, ish legjenda e Dinamos që ndërroi jetë papritur sot në Francë

g.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT