Një tjetër deputet i shtohet listës së demokratëve mbështetës të platformës së prezantuar sot nga Enkelejd Alibeaj për bashkimin e Partisë Demokratike duke e çuar numrin në total 32.
Vendimin Xhelal Mziu e ka bërë publik në Facebook ku shkruan se i bashkohet deputetëve që mbështet platformën dhe se bashkimi i Partisë Demokratike është zgjidhja e vetme, që nesër demokratët të jenë forcë qeverisëse.
“Partia Demokratike ka qenë dhe ngelet shpresë për demokratët dhe për çdo shqiptarë! Bashkimi i Partisë Demokratike është zgjidhja e vetëme, që nesër të jemi forcë qeverisëse! Për shkak të disa angazhimeve personale, kam munguar në diskutimin e platformës së propozuar nga kolegët deputetë të grupit parlamentar të PD. I bashkohem listës së deputetëve dhe mbështes këtë platformë si rruga e duhur për çdo demokratë dhe shqiptarë, për një Shqipëri Evropiane nesër!” shkruan Mziu.


