• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BASHA-ALIBEAJ NUK DO…”/ Noka thirrje demokratëve: Bashkojuni Kuvendit të 30 prillit!
Home
Politikë

“BASHA-ALIBEAJ NUK DO…”/ Noka thirrje demokratëve: Bashkojuni Kuvendit të 30 prillit!

16 April, 2022 F.autor Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka , Komisioni i Rithemelimit në një deklartë nga selia blu është shprehur se koha e përjashtimeve ka përfunduar tashmë duke u bërë thirrje demokratëve të marrin pjesë në Kuvendin e 30 prillit.

Deklarata
• VULLNETI I ANËTARËSISË SË PARTISË DEMOKRATIKE VENDOS QËNDRIMIN POLITIK TË SAJ

• VOTA E LIRË DO TË RESPEKTOHET DERI NË FUND!

• VENDIMET E KUVENDIT KOMBËTAR RESPEKTOHEN DHE ZBATOHEN

Grupi parlamentar është një organ shumë i rëndësishëm i Partisë Demokratike. Partia Demokratike është e vendosur të respektojë dhe të garantojë të drejtat statutore të cdo organi, por mbi të gjitha është vullneti i anëtarësisë së Partisë që vendos qëndrimin politik të saj.

Me këtë rast, theksoj, se askush nuk do mundet më të organizojë procese ku 1958 karrike të lexohen si 5004 delegatë.

Askush nuk do mundet më, të zëvendësojë votën e lirë me blinda apo gaz lotsjellës.
Askush nuk mundet më të manipulojë me firma fiktive vullnetin e deputetëve dhe grupit parlamentar të PD.

Koha e përjashtimeve ka përfunduar dhe bashkë me të dhe koha kur vullneti i shumicës injorohej.
PD ka qenë dhe mbetet e hapur për të diskutuar në frymë konstruktive me çdo deputet dhe demokrat për problematikat sepcifike që mund të kenë konstatuar në zonat e tyre.

Për këtë arësye, jemi të gatshëm që me grupe auditi të verifikohet çdo procedurë zgjedhore, nëse është zhvilluar conform statutit të PD miratuar në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetor 2021 dhe udhëzimeve përkatëse.

Por në asnjë rast, dhe në asnjë rrethanë, procesi I nisur prej muajsh nga Kuvendi i 11 Dhjetorit dhe i rikonfimuar bindshëm nga vota e demokratëve në zgjedhjet e 6 marsit, nuk do të ndalojë!

Mirëpresim të gjithë ata që janë bërë apo kërkojnë të bëhen pjesë e këtij procesi, por nuk do të lejojmë askënd që ta pengojë atë për shkak të frikës që Basha- Alibeaj kanë nga përballja me vullnetin e demokratëve.

Bashkimi vjen përmes votës së lirë.

Deri më sot ajo ka qenë e vonuara e madhe. Nuk kemi më kohë për të humbur! Kush dëshiron të lidhë fatin e tij me veglat e Edi Ramës është i lirë ta bëjë, por koha e pengmarrjes së opozitës ka marrë fund!

Të gjithë ne deputetë apo anëtarë të thjeshtë jemi të detyruar të pranojmë vendimet e kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit që detyroi process zgjedhor dhe Kuvendin e rradhës.
Kuvendi është Forumi më i lartë vendimmarrës në Partinë Demokratike. Askush nuk ka tagër të diskutojë e aq më pak të anullojë vendimet e tij, pasi kështu do të vijonte praktika e shëmtuar ku mendimi I anëtarësisë nuk përfillej.

Të gjithë të bashkohemi në Kuvendin Kombëtar të 30 Prillit. Le të flasim hapur dhe ndershëm, le të paraqesim cdo platformë dhe të votojmë cdo propozim të hedhur.

Në fund të respektojmë votën dhe vendimet e Kuvendit Kombëtar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË VENDOSUR PËR..."/ Shpalli non grata kryeministrin Johnson dhe 12 zyrtarë të tjerë, Britania e Madhe i përgjigjet Rusisë
Previous article PLATFORMA E ALIBEAJ/ Salianji KUNDËR: Bëhet për interesa meskine. Mbyll rrugën për çdo diskutim të...

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve... Politikë

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve...

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia... Breaking News

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia...

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT