Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka dhënë një tjetër mesazh të fortë për shpallurit non-grata nga DASH.
Përmes një postimi në Twitter, Kim u ka bërë thirrje të shpallurve non-grata të ndalojnë kërcënimet dhe gjuhën, vulgare, ndërsa shton që askush mos mendojë se veprimet e tyre që kanë çuar në shpalljen non-grata janë aq të fshehta sa mendojnë.
Postimi i Yuri Kim:
Ndërsa reforma në drejtësi po fillon të prodhojë gjithnjë e më shumë rezultate, kundërshtarët po shtojnë përpjekjet për të minuar elementët kryesorë, përfshirë verifikimin.
Ata që angazhohen në kërcënime, frikësim, shpifje, nxitje korruptive duhet të ndalojnë. Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehura sa mendoni.
Biden e bëri të qartë në Studimin e Sigurisë Kombëtare.
Memorandumi i 3 qershorit 2021 që lufta kundër korrupsioni është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri


