• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ALARMI I CIA: Nuk mund të trajtohet “me lehtësi” kërcënimi rus për armët bërthamore
Home
Nderkombetare

ALARMI I CIA: Nuk mund të trajtohet “me lehtësi” kërcënimi rus për armët bërthamore

15 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në Shtetet e Bashkuara, William Burns ka thënë se kërcënimi i Rusisë se potencialisht mund të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, nuk mund të merret me lehtësi, mirëpo agjencia nuk ka parë shumë të dhëna që përforcojnë këtë shqetësim.

 

“Duke marrë parasysh dëshpërimin potencial të presidentit (rus, Vladimir) Putin dhe udhëheqësisë ruse, duke marrë parasysh zmbrapsjet që i kanë përjetuar, askush prej nesh nuk mund ta trajtojë me lehtësi kërcënimin që vjen nga mundësia e përdorimit të armëve bërthamore”, ka thënë Burns gjatë një fjalimi më 14 prill.

Burns ka folur për “dëshpërimin potencial” dhe zmbrapsjet të cilat i ka përjetuar Putini, forcat e të cilit janë përballur me humbje të mëdha dhe janë detyruar të largohen nga disa pjesë në veri të Ukrainës, pasi kanë dështuar që të marrin kontrollin e Kievit.

Kremlini ka thënë se e ka vënë forcën bërthamore në gatishmëri të lartë, pasi ka nisur sulmin e paprovokuar ndaj Ukrainës më 24 shkurt.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk kanë parë “shumë të dhëna praktike” për zhvillime që mund të rrisin shqetësimet, ka thënë Burns duke folur para studentëve në një universiteti në Xhorxhia.

“Ne jemi shumë të shqetësuar. Unë e di se presidenti (amerikan, Joe) Biden është shumë i shqetësuar për shmangie të luftës së tretë botërore, për shmangie të situatës kur konflikti bërthamor bëhet i mundur”, ka thënë mes tjerash Burns.

Më 24 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AGRESIONI RUS PREK RËNDË TREGJET/ Çmime rekord për ushqimet në mbarë botën
Previous article E GJENI DOT? Zbuloni sa i kushtoi veshja Beatrix Ramosajt në videoklipin e ri (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT