• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
16 TË HUAJ MARRIN NËNSHTETËSINË SHQIPTARE/ Veliaj: Reflektojmë për bashkëjetesën dhe fqinjësinë e mirë
Home
Sociale

16 TË HUAJ MARRIN NËNSHTETËSINË SHQIPTARE/ Veliaj: Reflektojmë për bashkëjetesën dhe fqinjësinë e mirë

14 April, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Shtetas të huaj, profesionistë në fusha të ndryshme, zgjedhin Tiranën për të ndërtuar jo vetëm karrierën e tyre, por edhe për të jetuar. Të tillë janë edhe 16 shtetasit më të rinj që morën nënshtetësinë shqiptare dhe u betuan përpara kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe për respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë

Gjatë ceremonisë së betimit, Veliaj u shpreh se sot është shumë e rëndësishme të reflektojmë për bashkëjetesën në komunitet.

“Teksa për të tjerët do flas për fqinjësinë, për ju do të flas si bashkëqytetarë, sepse tani ndajmë të njëjtën kombësi, të njëjtin qytet, të njëjtat aspirata, dhe jemi pjesë e një misioni që quhet “Misioni Shqipëria”, për ta bërë këtë vend, jo vetëm kozmopolitan, por edhe një vend evropian e të modernizuar”, tha ai.

Veliaj u shpreh se kohët që po jetojnë na kujtojnë se sa e rëndësishme është fqinjësia e mirë dhe ruajtja e saj. “Mjafton të shikoni atë që po ndodh sot me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, për të kuptuar se miqtë dhe fqinjët nuk duhen marrë si të mirëqenë. Ne mendojmë gjithmonë se fqinjët janë gjithmonë aty, dhe nuk ka nevojë t’i kushtojmë shumë rëndësi. Por, nëse edhe në pallatin ku jetojmë nëse një fqinj bën zhurmë, nëse bëhet i dhunshëm, nëse ndot, ndikon në të gjithë lagjen, në pallat, madje edhe në vlerën e shtëpisë tënde. Imagjino të kesh një fqinj që të pushton ose që të pengon, që të kthehet në një hendek mes teje dhe progresit, mes teje dhe të ardhmes, mes teje dhe ëndrrave”, tha ai.

 

 

Kryebashkiaku u shpreh se shqiptarët, ashtu si në rastin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjithmonë kanë ditur të mbështesin njerëzit në nevojë. “Vjet pritëm një komunitet prej mijëra qytetarësh afganë, që erdhën fillimisht në Tiranë, pastaj edhe në disa vende të tjera të Shqipërisë, të cilët gjetën shpëtim nga ajo që po ndodhte në Afganistan, derisa më pas morën dokumentat për në SHBA. Më vjen mirë që Tirana dhe Shqipëria është kthyer në një vend strehimi, sidomos për gratë dhe fëmijët që vijnë nga Ukraina – ata janë më të dobëtit, më të pafuqishmit, më të pafajshmit në këtë konflikt. Më vjen mirë se si shqiptarë, kemi një fije të padukshme të vëllazërisë, të një dere të hapur, të një zemre të hapur, të mikpritjes ndaj atyre në nevojë, e solidaritetit me atë që po kalon një fatkeqësi, që është më i dobët se ne në këtë moment”, deklaroi Veliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I PAARRITSHËM/ Guardiola shkruan historinë në Champions, vendos një rekord unik, thyen Ancelottin
Previous article "PARTINË E MORE NË QAFË"/ Spiropali-Berishës: Politikani me gojën më të ndyrë që kanë pasur trevat shqiptare

s.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT