• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REAGIMI/ Braçe kundër bordeve dhe qeverisë: Nuk po bëjnë transparencë, çmimet në treg të unifikuara
Home
Politikë

REAGIMI/ Braçe kundër bordeve dhe qeverisë: Nuk po bëjnë transparencë, çmimet në treg të unifikuara

13 April, 2022 F.autor Politikë

Ndërhyrja e qeverisë në tregun ushqimor dhe atë të hidrokarbureve duke përcaktuar çmimet tavan duket se nuk po shmang abuzimin.

Vetë përfaqësuesi i mazhorancës, Erion Braçe ngriti shqetësimin në Komisionin e Ekonomisë se sërish konkurrenca në tregje mungon sepse vendimet e bordeve vetëm sa kanë unifikuar çmimet.

ERION BRAÇE

“Bordet janë të përkohshme, e përhershme duhet të jetë liria dhe konkurrenca në tregje. Çmimet të mos caktohen më siç po caktohen më sepse pavarësisht se bordet po tentojnë të mbrojnë konsumatorin, praktikisht po ndiqen nga operatorët, sipërmarrjet, biznesi, me çmi9me të unifikuara. Sot kudo shitet me të njëjtin çmim në tregun e hidrokarbureve, ndërkohë që më parë ishin më lirë. Janë unifikuar çmimet. E njëjta histori edhe te produktet ushqimore aty ku ka kontroll sepse aty ku nuk ka, vazhdon të abuzohet si më përpara.”

Edhe pse emrin e kanë bordi i transparencës, sipas Braçes, vetëm transparencë nuk po bëhet për mënyrën se si blihet me shumicë dhe si shitet në tregun e pakicës.

ERION BRAÇE

“Edhe me bord, mungesa e transparencës është themelor, dikush fsheh diçka, duhet kuptuar si blihet nafta, si furnizohen, si kompanitë e shumicës furnizojnë pakicat që në disa raste janë po të njëjtat dhe ndikojnë drejtpërdrejt në çmime. Bordi me formulën e caktimit të çmimit të hidrokarbureve, ende nuk po bën të qartë transaksionet nga blera në bursë e deri në shitjen në stacionet e pompimit të naftës. Në burse nuk blihet sot për nesër, por për 1-6 muaj. Ka çmime komplet të ndryshme. Gjithçka që ndodhu në harkun 2-3 ditëve duke shkuar çmimi në 260 lekë për litër në mënyrë abuzive, reflekton shkallën e lartë të integrimit dhe përqendrimit.”

Duke e konsideruar këtë një mbrojtje të sforcuar të konsumatorit, Erion Braçe u shpreh se funksionimi i përkohshëm me borde nuk jep zgjidhje afatgjata dhe se Autoriteti i Konkurrencës duhet të ketë një rol më proaktiv me hetimet në tregjet me rëndësi jetike, për të ndëshkuar shkelësit e konkurrencës dhe abuzuesit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIZA/ Shpime në Janinë dhe përballë Sarandës e Himarës, zonat nga ku Greqia pritet të nxjerrë 250 miliard euro gaz
Previous article "DO JEM ME TY DERI SA TË VDES"/ Genta Ismajli feston ditëlindjen, dedikimi i veçantë i bashkëshortit

F.autor

Postime të ngjashme

LARGIMI I KOÇEKUT/ Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit Politikë

LARGIMI I KOÇEKUT/ Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit

"ZVËRNECI U BË PJESË E NJË LUFTE IDEOLOGJIKE"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner dhe hija e vjehrrit të tij Politikë

"ZVËRNECI U BË PJESË E NJË LUFTE IDEOLOGJIKE"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner dhe hija e vjehrrit të tij

"SHPËRBLEHEN NGA VIDEOT DRAMATIKE"/ Rama për influencerët: Janë bërë parellinj me shale e kremra, shkojnë në protestë se është trend Breaking News

"SHPËRBLEHEN NGA VIDEOT DRAMATIKE"/ Rama për influencerët: Janë bërë parellinj me shale e kremra, shkojnë në protestë se është trend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT