• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ATENTATI NË NEW YORK/ Policia në kërkim të 62-vjeçarit që tmerroi amerikanët me sulmin në metro
Home
Jetë

ATENTATI NË NEW YORK/ Policia në kërkim të 62-vjeçarit që tmerroi amerikanët me sulmin në metro

13 April, 2022 s.autor Jetë

Policia e Nju Jorkut është në kërkim të një 62-vjeçari, të cilin e konsideron si “person me interes ” për sulmin e përgjakshëm që ndodhi në metronë e Bruklinit të martën e 12 prillit.

62-vjeçari Frank James kishte marrë me qira një furgon me autoritetet që besojnë të ketë lidhje me sulmin e përgjkshëm në metronë e Bruklinit.

Policia kërkon që kushdo që ka informacion për 62-vjeçarin të kontaktojë autoritetet. Policia ofron 50 mijë dollarë pëe këdo që do të ndihmojë në arrestimin e autorit.

Nee York Times raporton se 62-vjeçari, i cili ka banuar në Wisconsin dhe Filadelfia, duket se ka postuar dhjetëra video në rrjetet sociale vitet e fundit, në të cilat shpreh pikëpamje fanatike .
Së fundmi kishte kritikuar kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams.

Mediet e huaja shkruajnë se çelësi i furgonit të James u gjet në vendin e krimit, si dhe një kartë krediti që ai kishte marrë nga Filadelfia.

Nga ngjarja e përgjakshme mbetën të plagosur gjithsej 16 persona, ndërsa autoritetet kanë lënë të hapur mundësinë për një akt terrorist, edhe pse për momentin nuk trajtohet si i tillë, pasi nuk dihen ende motivet e autorit dhe nuk ka prova.

Nga të plagosurit, 10 kanë marrë plagë nga plumbat dhe pesë janë duke u trajtuar në gjendje kritike, por të qëndrueshme.

Zjarrfikësit u thirrën në vendngjarje dhe gjetën disa persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri, si dhe lëndë shpërthyese të vendosura në stacionin e metrosë 36th Street në lagjen Sunset Park.

Policia thotë se bombat e gjetura janë joaktive.

Dëshmitari okular: “Të shtënat dukeshin si fishekzjarrë”

Një dëshmitar okular i cili ishte në vagonin e metrosë ku ndodhën të shtënat përshkroi për CNNi kaosin që mbizotëronte atje, duke thënë se pa “shumë gjak dhe se të shtënat dukeshin si fishekzjarrë”. Pamjet nga metroja tregojnë pasagjerët që marrin ndihmën e parë nga bashkëpasagjerët e tyre.

Autori dyshohet të jetë një burrë me uniformë pune, i cili papritur ka hapur zjarr ndaj pasagjerëve.

Video dokumentar nga momenti i sulmit

Autori, i cili sipas dëshmive ishte veshur me jelek të verdhë dhe maskë kundra gaz, ka nisur sulmin brenda një metroje në lëvizje. Ai dyshohet se hodhi tym në vagon dhe menjëherë filloi të qëllonte.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHMITË E FAMILJARËVE/ Vjehrri vrau nusen e djalit, kërcënoi me vrasje edhe të bijën për lidhje intime
Previous article DUHET T'I KONSUMONI SA MË SHUMË/ Një luleshtrydhe ka më shumë vitaminë C sesa një portokall

s.autor

Postime të ngjashme

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT