• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vrasja e Ivanoviçit/ Serbia me kërkesë zyrtare Kosovës, ja çfarë i kërkon
Home
Rajon

Vrasja e Ivanoviçit/ Serbia me kërkesë zyrtare Kosovës, ja çfarë i kërkon

17 January, 2018 Ina.Autor Rajon

Serbia ka kërkuar zyrtarisht që të përfshihet në hetimet për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanovic, që u krye dje në Veri të Mitrovicës. Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se Ministria e Drejtësisë e Serbisë kërkesën për përfshirje në këtë hetim e ka dorëzuar në zyrën e BE-së në Beograd, një kanal i zakonshëm për komunikim ndërmjet palëve. Kjo kërkesë tashmë ka arritur në Ministrinë e Drejtësisë të Kosovës.

Aktualisht hetimet po kryhen nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, nga një prokuror shqiptar dhe serb.
Por, dje pala serbe, më saktësisht Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic në një konferencë për media, ka thënë se Serbia do t’i drejtohet zyrtarisht UNMIK-ut dhe EULEX-it që edhe organet serbe të përfshihen në hetime.

Kjo edhe ka ndodhur sot kur ministrja serbe, Nela Kuburovic, ka nisur shkresë në adresë të Zyrës së BE-së në Beograd, e cila e ka proceduar atë në Kosovë.

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës kanë njoftuar se për hetimin në fjalë është krijuar një Taskë Forcë.
Ata, po ashtu, kanë thënë se në rast se paraqitet nevoja në këtë hetim do të përfshihet edhe Byroja Federale e Hetimeve (FBI), me të cilën Policia e Kosovës ka edhe marrëveshje.

Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, rreth përfshirjes së Serbisë në këto hetime. Por Tahiri, në një prononcim dje në mbrëmje për Gazetën Express, ka thënë se është e mirëseardhur ndihma e secilit që jep informacione për këtë vrasje dhe ka përjashtuar mundësinë që organet e Beogradit të jenë pjesë e hetimeve.

Në reagimin e djeshëm, B-ja ka ofruar EULEX-in për të ndihmuar rreth hetimit të vrasjes së Oliver Ivanovicit, ndërkohë që ambasadorët perëndimorë në reagimet e tyre kanë kërkuar që hetimet të kryhen ekskluzivisht nga autoritetet e Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jorida Tabaku Edi Ramës: U tall dhe mashtroi ish-të përndjekurit për dëmshpërblimet
Previous article Vuajtje dhe gëzim, Casillas ka “lamtumirë” të ndjerë për Ronaldinho

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT