• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PA MËSUAR ENDE ABETAREN/ Habit Bora Muzhaqi: Fëmijët do mësojnë kodimin e programeve që në klasën e parë
Home
Politikë

PA MËSUAR ENDE ABETAREN/ Habit Bora Muzhaqi: Fëmijët do mësojnë kodimin e programeve që në klasën e parë

11 April, 2022 s.autor Politikë

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi deklaroi sot në Kuvend se dy janë politikat ku qeveria do të mbështetet për t’u ofruar të rinjve një të ardhme të sigurt. Ajo tha se e para është përfshirja e kodimit si lëndë që në klasë të parë.

Ajo u shpreh se në fillim të vitit të ri shkollor, 100 shkolla në vendin tonë do të pajisen me laboratorë teknologjikë ku theksoi se fëmijët e klasës së parë do të mësojnë kurrikulën e kodimit.

“Orientimi në shkenca do u ofrojë të rinjve një të ardhme më të sigurt. Politikat në këtë fushë janë dy. E para është përfshirja e kodimit që në klasë të parë dhe e dyta që lidhet me ofrimin e bursave për të rinjtë.

Fillimin e vitit të ri shkollor 100 shkolla në të gjithë Shqipërinë do pajisen me laboratorë teknologjikë të rinj. Fëmijët e klasës së parë do mësojnë kurrikulën e kodimit. Këta fëmijë bashkë me ata që ndjekin kodimin si lëndë ekstra kurrikulare do jenë ata që do hapin rrugën për Shqipërinë e teknologjisë për të konkurruar në mënyrë të denjë me bashkëmoshatarët europianë”, u shpreh Bora Muzhaqi.

Por si funksionon kjo strategji dhe në çfarë klase duhet të futet kodimi në shkolla

Në një artikull të “The Wall Street Journal” dy të viteve më parë, flitet për strategjinë e disa shteteve për të treguar aftësi në lëndë të caktuara për t’u diplomuar, ku përmendet mundësia e përfshirjes së kodimit si lëndë në shkolla.

Sipas “WSJ” pothuajse 20 shtete kanë miratuar legjislacionin që parashikon që shkollat publike t’i bëjnë klasat e shkencave kompjuterike të aksesueshme për nxënësit e shkollave të mesme.

Të dhënat janë marrë nga Code.org, një organizatë jofitimprurëse e themeluar nga investitorët e teknologjisë që thotë se kodimi dhe aftësitë e tjera kompjuterike duhet të shihen si thelbësore në shekullin e 21-të.

Prof. Robert Sedgeëick në Universitetin Princeton argumenton se aftësia në kodim është e nevojshme për studentët dhe shoqërinë në shekullin e 21-të.

Çfarë është kodimi

Kodimi në thelb është gjuha kompjuterike për të zhvilluar aplikacione, faqe interneti. Pa të, nuk do të kishim asnjë nga teknologjitë më të mëdha që përdorim sot në përditshmëri.

Një nga degët e kodimit është programimi që përdoret për të shkruar kodin që duam. Disa nga formatet e programit janë: html, css, microbit, screch, etj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAKINA U PËRMBYS DHE SHPËRTHEU NË FLAKË/ Ky është 17-vjeçari shqiptar që vdiq në Greqi (FOTO)
Previous article ÇUDIT Kokëdhima: Kanabis është një bimë e bekuar nga Zoti

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT