• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA FIERI NË FUSHË-KRUJË/ Zgjidhen 4 kryetarët e parë të PD në 4 degë, ja emrat
Home
Politikë

NGA FIERI NË FUSHË-KRUJË/ Zgjidhen 4 kryetarët e parë të PD në 4 degë, ja emrat

11 April, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Mallakastra, Fieri, Selenica dhe Fushë Kruja janë katër degët që prijnë procesin e riorganizimit të Partisë Demokratike.

Në Mallakastër, Resim Shanaj u shpall të shtunën fitues i garës për kryetar të PD-së në degën e Mallakastrës. Votimi u hap të shtunën në orën 7:00 dhe u mbyll në orën 18. Shanaj pati përballë kandidatin tjetër Astrit Xhafaj.

Në përfundim të procesit të numërimit të votave, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njoftoi se fitues ishte Resim Shanaj. Ai mori 277 vota, nga 369 vota të vlefshme që ishin hedhur në kuti.

Ndërkohë, ditën e djeshme procesi i ristrukturimit të PDsë vijoi në Fier, Selenicë dhe në Fushë-Krujë. Në përfundim të procesit të numërimit, në Selenicë rezultoi fitues kandidati Leonard Rakipaj. Rakipaj mori 203 vota, kundrejt Gazmir Beqajt, i cili mori 63 vota.

Ndërsa ne FushëKrujë nuk ka pasur surpriza, ku është rizgjedhur kryetari Agron Loka.

 

 

 

 

Gjithashtu është mbyllur procesi i votimit edhe për zgjedhjen e kryetarit të degës se Partisë Demokratike në Fier.

Nga dy kandidatët në garë, është shpallur fitues me 452 vota Rrapi Gjika, ndërkohë që kandidati tjetër, Vladimir Kajolli, mori 344 vota.

RISITË

Procesi i riorganizimit të PD-së këtë herë ka disa risi, një prej tyre është edhe fakti se në momentin e votimit bëhet edhe verifikimi elektronik i anëtarëve duke nënshkruar pjesëmarrjen në votim. “Partia Demokratike po aplikon për herë të parë në Shqipëri sistemin e regjistrimit dhe verifikimit elektronik të zgjedhësve në kohë reale

Sot, dega jonë në Mallakastër po aplikon këtë sistem në zgjedhjen e kryetarit të ri. Kjo sjell risi dhe transparencë të plotë në procesin zgjedhor brenda partisë sonë. Shqipëria nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme pa bërë së pari transparencë në zgjedhjet brenda partive

Prandaj, Partia Demokratike është e para që do të japë garancinë e votës së lirë brenda saj, për të mbrojtur votën dhe vullnetin e demokratëve”, njoftoi dje Partia Demokratike.

Sipas afateve të paracaktuara nga Komisioni i Rithemelimit, deri më datën 20 prill do të kryhen zgjedhjet për kryesitë e degëve dhe kryetarët e PDsë në të gjitha degët. Fillimisht, deri më datë 17 prill do të paraqiten kandidaturat dhe më pas, pasi të verifikohen nëse plotësojnë kriteret e kandidimit, do të bëhen pjesë e garës.

Ndërkohë, procesi i përzgjedhjes do të bëhet në intervalin kohor nga data 18 deri më datën 20 prill.

Më pas do të procedohet me kandidatët për Këshillin Kombëtar. Këshilli Kombëtar pritet që të zgjidhet më 30 prill, kur edhe është lajmëruar të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Kujtojmë që, sipas Statutit të ri të PD-së të miratuar më 11 dhjetor e që u njoh nga Gjykata e Tiranës, Kuvendi Kombëtar dhe Këshilli Kombëtar i PD-së nuk do të jenë me të njëjtin numër siç është aktualisht.

Sipas Statutit të ri, numri i anëtarëve të Kuvendit të PDsë është rreth 1100 anëtarë, ndërsa më i ulët do jetë numri i anëtarëve të Këshillit që do të zgjidhet më 30 prill. Ndërkohë, sipas planit të Komisionit të Rithemelimit, më 30 prill nis edhe faza e dytë e riorganizimit të PD-së në organet qendrore të saj. Kështu, do të jetë Këshilli Kombëtar që do të dalë nga Kuvendi i 30 prillit ai që do të zgjedhë kryesinë e re të PDsë.

Më pas, anëtarët e kryesisë do të drejtojnë Partinë Demokratike deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë më të madhe në opozitë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRIKË NGA PUSHTIMI RUS? Finlanda dhe Suedia do t’i bashkohen NATO-s që në verë
Previous article PARALAJMËRON ushtria e Ukrainës: Rusia mund të kryejë veprime tensionuese në Moldavi

s.autor

Postime të ngjashme

SPAK MBYLL HETIMET PËR ERVIN MATËN/ Akuzohet për trafikimin e 250 kilogramë kokainë Aktualitet

SPAK MBYLL HETIMET PËR ERVIN MATËN/ Akuzohet për trafikimin e 250 kilogramë kokainë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT