• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DETAJET/ Si po i shtrembërojnë dizinformatat pikëpamjen e të rinjve mbi luftën në Ukrainë?
Home
Teknologji

DETAJET/ Si po i shtrembërojnë dizinformatat pikëpamjen e të rinjve mbi luftën në Ukrainë?

10 April, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare, Teknologji

Që kur Moska nisi sulmit kundër Ukrainës, në mediat sociale janë përhapur informacione dhe dizinformacione mbi luftën. Po si kanë ndikuar postimet në rrjetet sociale në perceptimin që kanë krijuar të rinjtë apo grupmosha të tjera mbi luftën?

Në një kohë kur e gjithë bota është përqendruar tek lufta e Rusisë kundër Ukrainës, një luftë e një lloji tjetër po zhvillohet në telefonat e njerëzve.

“Kam parë shumë informacione të rreme e shumë gënjeshtra flagrante mbi konfliktin apo kontekstin e tij”, thotë Ryan Locher, student i Universitetit Amerikan.

Në luftën e informacionit TikTok-u është bërë një fushë-beteje. Platforma mjaft popullore mes të rinjve dhe e njohur për videot e kërcimit është bërë tashmë dhe një burim informacioni mbi luftën në Ukrainë.

Në kushtet kur çdo përmbajtje e re dhe e paverifikuar shfaqet në TikTok brenda disa sekondash, analistët shqetësohen se platforma mund t’u ofrojë informacion të rremë përdoruesve të saj që llogaritet të jenë një miliard në mbarë botën.

“Videot mund të përdoren për të ndriçuar njerëzit mbi atë që po ndodh realisht në terren, mund të përdoren për të verifikuar ose për të rritur mbështetjen për shembull rreth gjetjeve nga komuniteti i zbulimit. Por ato gjithashtu mund të nxirren jashtë kontekstit e të përdoren për të mashtruar apo dezinformuar. Ne po e hasim këtë të ndodhë gjatë këtij konflikti”, thotë Jessica Brandt e Institutit Brookings.

Studentët në Universitetin Amerikan në Uashington thonë për Zërin e Amerikës se kanë zbuluar dizinformata rreth luftës. Ryan Locher krijon përmbajtje për në TikTok dhe ka më më shumë se 18 mijë ndjekës, në llogarinë e tij.

“Shumë nga këto teori që po përhapen rreth luftës në Donbas, apo se Ukraina është e mbushur me neo-nazistë, shumë prej tyre burojnë, nga njerëz qasja e të cilëve është tërësisht anti-amerikane. Ndaj ata përdorin automatikisht informacionin që marrin nga faqet që janë pro-ruse, pro-iraniane, pro-Kinës, etj”.

Matthew Lee, student në Universitetit Amerikan nuk ka llogari në TikTok. Ai shqetësohet mbi ndikimin e Pekinit tek aplikacioni në pronësi kineze.

“Ne shohim në mediat sociale kineze të thuhen shumë gjëra me përmbajtje nacionaliste, shumë gjëra pro-ruse dhe për shkak se ata kontrollojnë gjithçka, është e vështirë të thuhet nëse janë njerëz të thjeshtë apo të paguar nga qeveria kineze për të thënë gjëra”, thotë ai.

Albina Tokakova, studente e Universitetit Amerikan nga Rusia, beson se si Moska ashtu edhe Kievi po e përdorin TikTok-un dhe mediat sociale për të nxitur qëndrimet e tyre rreth konfliktit, duke e inkuadruar atë ose si një luftë kundër nënshtrimit ose si një luftë në të cilën Rusia shihet si shpëtimtare.

“Çdo vend po përpiqet të tregojë pikëpamjen e tij dhe ta vendosë veten në pozitat e atij që po humbet diçka apo atij që po bën gjënë e duhur”.

Për të luftuar dezinformimin në mediat sociale, administrata Biden ka kontaktuar me disa prej atyre me mjaft ndikim në TikTok, me synimin për të diskutuar rreth asaj që po ndodh në terren në Ukrainë si dhe mbi qëllimet e politikën amerikane ndaj Kievit dhe Moskës.

Analistët thonë se administrata shpreson që mesazhi të arrijë tek familjet ruse, atje ku informacioni i pacensuruar nuk shkon.

“Ajo çka Shtëpia e Bardhë po ben per te konkurroi në mënyrë efektive në fushën e informacionit ishte duke përdorur informacionin e vërtetë, duke ekspozuar vdekjet mes trupave ruse për shembull, kjo është një mënyrë tjetër se si administrata po përdor informacionin real për të ekspozuar dobësitë”, thotë Jessica Brandt, Instituti Brookings.

Baza e përdoruesve të TikTok-ut përbëhet nga të rinjtë, duke e kthyer atë në një mjet të fuqishëm për të formësuar pikëpamjet dhe opinionet. Si çdo platformë e medias sociale, ajo mund të përdoret për të informuar ose mashtruar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DJALI IM U..."/ Ukrainë, banorët e qytetit Çernihiv tregojnë tmerret e luftës
Previous article “TAKOHEMI NË PARAJSË”/ 9-vjeçarja nga Ukraina prek me letrën drejtuar nënës së vrarë nga RUSËT

F.autor

Postime të ngjashme

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

FINLANDA NGRE ALARMIN/ Po vijnë 100 mijë ushtarë rusë në kufi, në rrezik dhe Norvegjia Botë

FINLANDA NGRE ALARMIN/ Po vijnë 100 mijë ushtarë rusë në kufi, në rrezik dhe Norvegjia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT