• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Kina paralajmëron dhe lë të nënkuptojë rrezik: Kujdes me Rusinë!
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Kina paralajmëron dhe lë të nënkuptojë rrezik: Kujdes me Rusinë!

10 April, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

“Bëni kujdes. Nëse doni një Rusi të rrezikshme, dijeni se mund të jetë shumë e rrezikshme”. Nuk duket aspak si gjuha e një diplomati, e megjithatë është.

Fraza është shkëputur nga biseda në Moskë mes ambasadorit kinez në Rusi, Zhang Hanhui, dhe kolegut të tij italian, Giorgio Starace. Hanhui e ka pritur në ambasadë homologun italian dhe gjatë bisedës është shmangur pak nga gjuha e latuar diplomatike. Detajet siç shkruan Corriere, janë raportuar më pas nga ambasadori në Ministrinë e Jashtme të Italisë.

Ambasadori kinez në Moskë flet për “një konflikt të shkaktuar nga Shtetet e Bashkuara për të dobësuar Vladimir Putinin dhe për të shkatërruar marrëdhëniet midis BE-së dhe Rusisë”.

Ai pretendon se veprimet ushtarake janë pasojë e zgjerimit të vazhdueshëm të NATO-s në Lindje, e mbështetjes së ofruar nga Perëndimi për riarmatimin e Kievit, “i cili po punonte për ndërtimin e raketave me rreze veprimi prej dy mijë kilometrash”.

Biseda bëhet menjëherë “shumë e sinqertë”, dhe në dokumentin e “paklasifikuar” dërguar Romës, Starace fokusohet në pikëpamjet e diplomatit kinez, i cili flet për një Evropë dritëshkurtër, e paaftë për të mbrojtur interesat e saj bazë, pa autonomi dhe e cila duke furnizuar Ukrainën me armë do ta shtyjë Moskën drejt përshkallëzimit ushtarak. Dhe pikërisht në këtë pikë ai thotë: “Kini kujdes. Nëse doni një Rusi të rrezikshme, dijeni se mund të jetë shumë e rrezikshme”.

Megjithatë, biseda reflekton qasjen reale të Kinës në raport me konfliktin.

“Duke i dhënë armë Ukrainës, i hidhet benzinë ​​zjarrit dhe më pas na kërkoni ndihmë për ta shuar këtë zjarr. Nuk është e drejtë dhe nuk është as në interesin tonë. Ukraina është shumë larg nesh”, tha ai. TEMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “TAKOHEMI NË PARAJSË”/ 9-vjeçarja nga Ukraina prek me letrën drejtuar nënës së vrarë nga RUSËT
Previous article “I DHAMË FUND LUFTËS…”/ Manja publikon foton me Çuçin pas përplasjes në Kongres

F.autor

Postime të ngjashme

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

FINLANDA NGRE ALARMIN/ Po vijnë 100 mijë ushtarë rusë në kufi, në rrezik dhe Norvegjia Botë

FINLANDA NGRE ALARMIN/ Po vijnë 100 mijë ushtarë rusë në kufi, në rrezik dhe Norvegjia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT