• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KOKAINA NË BANANET E “ALBA EXOTIC FRUIT”/ GJKKO lë në qeli administratorin (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

KOKAINA NË BANANET E “ALBA EXOTIC FRUIT”/ GJKKO lë në qeli administratorin (DETAJET)

9 April, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme ka lënë sot në burg Eduard Dautin, pronarin e kompanisë së bananeve “Alba Excotic Fruit”. Në kontenierët e kësaj kompanie janë gjetur disa herë sasi kokaine. Dauti ishte në arrati prej një viti dhe është kapur në Tiranë.

Të paktën pesë ngarkesa me kokainë janë kapur në konteinerët e kompanisë “Alba Exotic Fruit”, me një peshë prej rreth 40 kilogram në Portin e Durrësit. Ndërsa në vitin 2019 ishte DEA amerikane ajo që zbuloi një sasi prej 137 kilogram kokainë në konteinerin e kësaj firme të ndaluar në portin grek të Pireut.

Konkretisht gjatë vitit 2021, në portin e Durrësit, në konteinerët e kësaj kompanie u kapën katër ngarkesa: 11.65 kg kokainë në 13 korrik, 6.5 kg në 23 korrik, 7.25 kg në 29 korrik dhe 10 kg kokainë në 7 shtator.

Mbi Dautin rëndojnë disa akuza të ngritura nga prokurorët e SPAK, si “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Aktualisht në burg për trafikun e kokainës ndodhet edhe menaxheri i kompanisë “Alba Exotic Fruit”, Bajron Gumeni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONGRESI/ “Politika, jeta në një lente zmadhuese, me sprova dhe zhgënjime”, Bushati: Duhet një parti që shkon te vlerat
Previous article INTERVISTA/ Barack Obama: Ukrainasit na kanë befasuar, ja ku gabuam me Putinin në vitin 2014

F.autor

Postime të ngjashme

HUMB NJË FËMIJË NË TUBIM/ Protestuesit mobilizohen për ta gjetur! Gjendet pas pak minutash Aktualitet

HUMB NJË FËMIJË NË TUBIM/ Protestuesit mobilizohen për ta gjetur! Gjendet pas pak minutash

"DRITË NË FUND TË TUNELIT"/ I riu në protestë: S’duam investimet shpopulluese! Duhet të ndërtojmë shtetin, jo pushtetin Aktualitet

"DRITË NË FUND TË TUNELIT"/ I riu në protestë: S’duam investimet shpopulluese! Duhet të ndërtojmë shtetin, jo pushtetin

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori Aktualitet

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT