• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO IA DËGJONI KRISMËN”/ Hoxha: Kanabisi mjekësor s’mbillet nga fermerët, por nga oligarkët…
Home
Aktualitet
Kronikë

“DO IA DËGJONI KRISMËN”/ Hoxha: Kanabisi mjekësor s’mbillet nga fermerët, por nga oligarkët…

8 April, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi dje se Shqipëria do t’u bashkohet vendeve që kanë legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore.

Bazuar në këtë deklaratë, gazetari investigativ, Artan Hoxha deklaroi se sa herë është folur për këtë çështje nga politikanët e lartë, “është përkthyer me idenë këtë vit më duket do na lënë të mbjellim”.

“Tre herë është folur për legalizimin e kanabisit e të tre vitet janë shoqëruar me bum të kultivimit të kanabisit rekreativ, është folur për qëllime mjekësore por është përthyer në leje verbale të kultivimit të kanabisit e çuditërisht kanë qenë vite parazgjedhore. Në 2016, 2020, e këtë radhë jemi para zgjedhjeve lokale që janë të rëndësishme se opozita është krejt jashtë pushtetit lokal. Kështu është përkthyer nga qytetarët”, tha Artan Hoxha i cili në studion e emisionit “Pikat mbi i” tha se rëndësi ka që në këtë moment Shqipëria të legalizojë prodhimin e kanabisit rekreativ, që është kthyer në një brand ndërkombëtar, jo të kanabisit për qëllime mjekësore.

“Se kanabisi mjekësor ka kushte rreptësisht rigoroze për tu kultivuar, halli jonë të legalizojë këtë kanabisin tjetër. Duhet të dekriminalizojmë kanabisin rekreativ, është brand kombëtar, e prodhojmë ne kemi një brand.

Sipas Artan Hoxhës, nisma merret për të lejuar veprimtarinë e disa oligarkëve që të hapin disa kompani, ndërsa prodhimi do të shkojë jashtë.

Pa përmendur emra, Hoxha tha se një prej këtyre oligarkëve pritet të zbulohet së shpejti.

“Kanabisi mjekësor dallohet. Kanabisi mjekësor mbillet jo nga fshatarët, fermerët, por nga oligarkët. Njëri nga këta të mëdhenjtë fare, është promotori që e ka bërë këtë gjë. Do ja dëgjoni krismën. Kompania që do të vijë, do të prodhojë, do e dëgjoni. Ky do të jetë i gjithi për eksport, vaji kryesohet. Na u soll si shembull Maqedonia. Në 11 licencat e para që dha Maqedonia, 7 ishin nga Shqipëria që menduan se u bë deti kos. Maqedonia vërtetë mblodhi në fillim lekë, shkuan dhe punëtorë nga Shqipëria, dhe vaj në këtë shtet ka një kompani amerikane. Gjithë të tjerët, iu ngeli stok. Këta që kanë shkuar sot nga Shqipëria janë gropë, kanë dështuar. U premtua para zgjedhjeve se do të ndryshonte ligji, dhe deri tani…Shqipëria sot ka problem kanabisin rekreativ”, tha Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KJO NUK ËSHTË ASPAK..."/ Jonida Vokshi sapo na tregoi si do të reagonte nëse Besniku do shikonte një vajzë tjetër në rrugë
Previous article "NON GRATA"/ Berisha për ecurinë e gjyqit në Paris: Blinken ka pushtet, po pati ndërgjegje gjyqtari...

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/ 5 ende aktive dhe 3 nën monitorim! Përmirësohet situata në Pukë Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 5 ende aktive dhe 3 nën monitorim! Përmirësohet situata në Pukë

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT