Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas njoftimit të kreut të qeverisë Edi Rama se do të legalizohet kultivimi i kanabisit për përdorim mjekësor.
“Sot jam këtu për vendimin absolutisht të dëmshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët që Edi Rama po merr për legalizimin e kanabisit. Ky vendim është vendim për legalizimin e krimit, drogës, vrasjeve, drogimin e të rinjve dhe popullatës.
Dhunimin e shëndetit fizik dhe mendor si dhe të identitetit të shqiptarëve e reputacionit të tyre. Unë në formimin tim si mjek por edhe si politikan kam lexuar gjerësisht për kanabisin, jam i vetëdijshëm se vaji i kësaj bime apo nënproduktet e tjera përdoren për lehtësimin e disa rrethanave , ankthit, dhimbjeve, dhe rrethanave të tjera.
Në këtë kontekst të dhëna nga mjeku nuk kam ndonjë kundërshtim, por studimet e gjera të universiteteve me prestigjoze të botës dhe të fundit kanë faktuar se kanabisi krijon probleme serioze strukturore dhe në procese të trurit”, tha Berisha.


