• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DITËN QË U ZHDUK MBANTE ORË “ROLEX” DHE FLORI/ Flet xhaxhai i 16-vjeçarit pas gjetjes së eshtrave në Fushë-Kuqe: Duam një varr…
Home
Breaking News

DITËN QË U ZHDUK MBANTE ORË “ROLEX” DHE FLORI/ Flet xhaxhai i 16-vjeçarit pas gjetjes së eshtrave në Fushë-Kuqe: Duam një varr…

6 April, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Eshtrat e gjetura pasditen e së dielës, në Fushë-Kuqe të Kurbinit, po ekzaminohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Procesi zgjat për disa ditë e më pas ADN-ja do të krahasohet me atë të familjarëve të Mariglen Gjonajt, 16-vjeçarit nga Fushë-Mamurrasi, i cili rezulton i zhdukur që prej muajit maj të vitit 2015-t.

Prej muajsh, nëna dhe dy vëllezërit e tij janë larguar nga Shqipëria për një jetë më të mirë në shtetin fqinj, Itali. Ata kanë mësuar për gjetjen e eshtrave përmes mediave, ndërsa deri tani të afërmit e Mariglenit nuk janë kontaktuar nga Policia. Xhaxhai i Mariglenit, Fran Gjonaj, ka pak shpresa që ai të jetë gjallë.

”Nipi ynë është zhdukur me 18 maj 2015. Kam shkuar në komisariat, kam bërë denoncim, kam thënë se me kë ka qenë herën e fundit, kur kam dëshmuar në komisariat të Laçit. Tani u bënë 7 vjet që ne nuk dimë se ku e kemi djalin. Nga Laçi e kemi çuar dosjen te Krimet e Rënda, ato kanë bërë hetime sepse i kam ndjekur vetë. Më vonë, në 2016, pasi u lodhën duke hetuar, kanë marrë dosjen dhe e kanë sjellë në Lezhë dhe e kanë mbyll për mungesë provash dhe e kanë sjellë në Lezhë.

Prokurori ka qenë Përparim Kulluri, oficeri i hetimit të Krimeve ka qenë Arben Bucaj dhe drejtori ka qenë Besim Hajdarmataj, kam komunikuar me ato vazhdimisht. Tani dje doli një lajm, ai babanë nuk e ka se është vrarë në 2005 dje e thanë se dyshohet se është kufoma që mund t’i përkasë Mariglen Gjonajt. Tani këtë gjë e përcakton mjeku ligjor, në përputhje me ADN e nënës së vet që e kanë marrë që atëherë”, thotë Gjonaj.

“ADN-JA U MOR PAS ZHDUKJES”

Ai thotë se ADN-ja e nënës së adoleshentit është marrë që në vitin 2016 dhe është pjesë e dosjes hetimore.

“ADN e kanë në dosje. Unë mendoj se ka punuar në maksimum drejtësia, i bëj apel shtetit që t’i shkojë deri në fund. Ne do ta pranojmë si të jetë i gjallë a i vdekur, vetëm të zbulohet e vërteta. Është i yni, nuk është i yni të dalë dhe të na thonë se kujt i përkasim. Këtë mjekësia e vulos. Po është e jona, ne e pranojmë dhe e rreshtojmë me të atin atje në varr dhe e mbledhim mendjen e shkojmë i ndezim një qiri. Në atë zonë bëhet fjalë se na është zhdukur, por rrimë me shpesën se ishalla del e vërteta në dritë. Me nxjerr të vërtetën i jam mirënjohës këtij shteti”, shton Fran Gjonaj.

Policia nuk e ka të nevojshme të sjellë nga Italia në Shqipëri nënën e 16- vjeçarit. Një vit pasi ai është zhdukur, nga ekspertë të Mjekësisë Ligjore nënës i është marrë ADN-ja dhe është pjesë e dosjes hetimore. Kafka dhe mbetjet kockore u pikasen nga një banor të dielën, në një zonë me ferra dhe shkurre në aksin rrugor që lidh Fushë-Kuqen me Adriatikun.

Ai ka njoftuar Policinë në lidhje me rastin dhe blutë u vunë menjëherë në lëvizje, duke kryer të gjitha veprimet hetimore në vendin e ngjarjes. Referuar zonës ku është zhdukur, Policia ka dyshime të forta se eshtrat mund t’i përkasin 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, i cili ka humbur kontaktet me familjaret që prej muajit maj të vitit 2015.

Me orë “Rolex” e bizhuteri të shtrenjta, dita e fundit e adoleshentit

Nxënësi i klasës së 10-të, më 18 maj, në gjimnazin e Mamurrasit, Mariglen Gjonaj kishte shkuar si çdo ditë tjetër në shkollë. Por, ai nuk u kthye në orarin e zakonshëm dhe as në darkë, çka ka vënë në alarm familjen e tij. Ata bënë disa javë më pas denoncim në Polici, por ndonëse kjo e fundit nisi hetimet, ende nuk ka asnjë të dhënë për gjurmët e të riut.

Ditën që adoleshenti u largua nga banesa për në shkollë, nuk kishte marrë as telefonin me vete. Nëna e tij, Luljana Gjonaj, i bën apel shtetit ta ndihmojë për të gjetur të birin.

“Djali është zgjuar në mëngjes dhe më tha se kishte aktivitet atë ditë shkolla e tij. Mori dhe makinën e vëllait të tij dhe doli. Më tha se do të vinte shumë shpejt. Ka qenë data 18 maj kur ai është larguar dhe nuk është kthyer. Kërkuam gjithë natën, duke pyetur njerëzit tanë për të, por me asnjërin ai nuk kishte pasur kontakte dhe nuk e kishin parë. Të nesërmen kemi njoftuar menjëherë Policinë dhe kemi bërë edhe denoncimin për humbjen e djalit”, u shpreh në atë kohë për mediat nëna e 16-vjeçarit.

Sipas saj, si fillim Policia u vu në lëvizje, por nuk mundën që të bien në gjurmët e të birit dhe më pas, dita-ditës, kjo çështje po harrohej prej tyre. “Djali, kur është larguar, ka pasur bizhuteri dhe një orë tepër të shtrenjtë në dorë, ‘Rolex’, të cilat kapnin një vlerë 10 milionë lekë të vjetra.

Unë dyshoj se djalin ma kanë rrëmbyer për t’i marrë bizhuteritë. Kemi shkuar disa herë në Polici, por mua më ka humbur besimi te blutë e Kurbinit, pasi djali ka dy muaj i humbur dhe ne nuk e dimë nëse ai është gjallë apo vdekur”, tha ajo.

Si u zbuluan eshtrat mes ferrash

Kanë qenë banorët e zonës që zbuluan eshtrat gjatë së dielës në një zonë të mbuluar me ferra në Fushë-Kuqe. Eshtrat u gjetën rreth 30 metra larg rrugës kryesore në Fushë-Kuqe. Ferra ishin djegur rreth 10 ditë më parë çka bërë të mundur zbulimin e eshtrave, ku pjesa e kafkës dyshohet të ketë pasur një plumb.

Ende nuk dihet se kujt i përkasin ato, ndërsa ka dyshime të forta se mund të jenë të 16- vjeçarit Mariglen Gjonaj, i zhdukur pa gjurmë prej 7 vite. Do të jenë analizat e ADN-së ato që do të mund të zbulojnë të vërtetën rreth eshtrave të gjetura. Prokuroria e Kurbinit nisi hetimet, duke rihapur dosjen e vjetra të personave të zhdukur në zonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LOS BLANCOS"/ Gjykata e Lartë vendosi ekstradimin në Itali të kreu i kartelit të drogës Gentian Manaj, zbardhet vendimi
Previous article PARALIZOHET GREQIA/ Punonjësit, studentët dhe pensionistët në grevë kundër rritjes së çmimeve

s.autor

Postime të ngjashme

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore Aktualitet

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore

ÇFARË PO PLANIFIKONTE?! Policia ndalon turistin suedez, i gjen pistoletën me karrikator të mbushur... Aktualitet

ÇFARË PO PLANIFIKONTE?! Policia ndalon turistin suedez, i gjen pistoletën me karrikator të mbushur...

AKSIDENT I RËNDË NË GJIROKASTËR/ Plagosen 4 persona Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË GJIROKASTËR/ Plagosen 4 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT