• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
BORDI I TRANSPARENCËS NJOFTON ÇMIMET/ Rritet sërish nafta, ja me sa do të shitet deri më 12 prill
Home
Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NJOFTON ÇMIMET/ Rritet sërish nafta, ja me sa do të shitet deri më 12 prill

6 April, 2022 s.autor Ekonomi

Deri më 12 prill, nafta, benzina dhe gazi do të blihet më shtrenjtë se më parë. Nafta do të shitet 233 lekë për litër, benzina 209 lekë për litër, ndërsa gazi 115 lekë/litri.

Në çmimet e publikuara dje nga Bordi i Transparencës, vihet re një rritje e lehtë, me vetëm 1 lekë/litri për benzinën dhe gazin, e më konkretisht, benzina ishte 208 lekë dhe tani do të jetë 209 lekë, e ndërsa gazi ishte 114 lekë dhe tani do të shitet me 115. Një rritje më të madhe ka pësuar nafta, ku nga 226 lekë që ishte, nga sot do të shitet me 233 lekë litri. Bordi i Transparencës vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të tij, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i Transparencës bëri me dije se po monitoron ecurinë e bursave dhe paralajmëron për pezullimin e aktivitetit të pikave të karburantit që nuk respektojnë çmimet e ndryshuara të hidrokarbureve. Këto çmime do të jenë në fuqi deri më 12 prill, kur edhe do të mblidhet sërish Bordi i Administrimit të Karburanteve, për të parë nëse çmimet kanë pësuar ose jo një rritje në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detyruar të zbatojë vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë, në të kundërtën do të ndëshkohet duke nisur nga gjoba nga 2 mln lekë për ato që tregtojnë me pakicë, deri në 10 mln lekë për shumicën, por edhe heqje licence nëse shkelja është e përsëritur. Bordi i Administrimit të Karburanteve u ngrit pikërisht për të bërë transparente lëvizjen e çmimit të naftës në bursë, e ndikuar nga lufta në Ukrainë dhe shmangien e abuzimeve brenda tregut tonë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibra.

himaj, deklaroi dje se në mbledhjen e datës 1 prill, bordi vendosi që të mbajë në monitorim katër produkte kryesore, miellin, orizin, vajin dhe sheqerin. Ministrja theksoi se është përcaktuar formula për të caktuar marzhin e fitimit, formulë për të cilën është hasur fillimisht vështirësi, për shkak se për të njëjtin mall ka disa marka.

“Sipas aktit normativ, ne kemi ngritur bordin e monitorimit të transparencës së çmimeve. Ne jemi kujdesur të përcaktojmë formulën për përcaktimin e çmimeve që tregtarët duhet të aplikojnë. Bordi i ushqimeve ka disa kategori ushqimesh, dhe për të njëjtin mall, ka disa marka. Kemi hasur vështirësi në caktimin e marzhit të fitimit. Në mbledhjen e datës 1 prill, bordi vendosi që të mbajë në monitorim katër produktet kryesore: miellin, orizin, vajin dhe sheqerin. Do të dalim me çmime referencë për këto produkte. Kemi folur edhe për garancinë sovrane që do t’u garantojmë importuesve të imputeve”, tha ministrja e Financave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAKMARRJE NDAJ DONALDIT? Nëna e Beatrix Ramosajt i surprizoi të gjithë me veprimin ndaj Ilir Shaqirit
Previous article SONTE EMOCIONE TË FORTA NË CHAMPIONS/ E gjithë vëmendja te finalja e parakohshme, ja sfidat e mbrëmjes

s.autor

Postime të ngjashme

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT