Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë është bilanci i zjarrit që shpërtheu mëngjesin e sotëm në spitalin Papanikolaou në qytetin e Selanikut në Greqi.
Sipas informacioneve paraprake nga Shërbimi Zjarrfikës grek, personi është gjetur i karbonizuar në katin e dytë të godinës së Klinikës Pulmonare, ku ndodhet reparti i pacientëve të prekur nga Covid-19.
“Pacienti që po trajtohej për koronavirus me siguri i vuri flakën vetes”, deklaroi drejtori i klinikës.
Sipas tij, kjo lëvizje e pacientit nuk është vërejtur dhe kështu zjarri është përhapur me shpejtësi në pallatin trekatësh, ku po trajtohen 20 pacientë të sëmurë rëndë me koronavirus.
“Tymi është shumë i dendur dhe për momentin nuk e dimë se çfarë po ndodh me 20 pacientët” , theksoi drejtori.
Që në momentin e parë, forcat zjarrfikëse kanë ndihmuar në evakuimin e pacientëve dhe personelit mjekësor.


