• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME KAMION NE BRITANI, PUNONTE NE…/ U përpoq të arratisej nga çatia, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar
Home
Aktualitet
Kronikë

ME KAMION NE BRITANI, PUNONTE NE…/ U përpoq të arratisej nga çatia, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar

5 April, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia britanike ka neutralizuar një 20 vjeçar shqiptar, i cili kaloi për në Britaninë e Madhe me kamion duke hyrë ilegalisht dhe u përpoq ta përballonte jetesën përmes punës në një “shtëpi bari”. Por ai u pikas nga policia britanike së cilës iu përpoq t’i ikte nga çatia e ndërtesës ku rritej kanabisi në bregun verior të Norfolkut.

Mediat britanike shkruajnë shkruajnë se pasi policia kishte marrë një urdhër të gjykatës për të bastisur dy banesa në High Street, Sheringham, gjeti aty rrënjë kanabisi, afërsisht 75 copë të tilla. Sapo kishte dëgjuar policinë, 20 vjeçari shqiptar Oskeol Zalli u ngjit në papafingon e ndërtesës dhe më pas në çatinë e ndërtesës.

Por arratia e tij nuk zgjati shumë dhe u vendos në pranga nga policia. Shqiptari u justifikua para gjykatës angleze se i kishte ikur policisë pasi mendonte mos ishin trafikantë që mund të kishin hyrë në banesë për të grabitur kanabisin.

I riu Zalli tha se ai mbërriti në Angli, pasi më parë kishte takuar një person në Belgjikë dhe që prej andej kishte kaluar ilegalisht me kamion për në Britaninë e Madhe, për të cilën kishte paguar 23 mijë paund, shumë të cilën e kishte marrë borxh. Për ta shlyer këtë shumë, ai pretendoi se iu desh të punonte në ‘shtëpinë e barit’ edhe pse në atë kohë ai nuk e kishte idenë se çfarë pune do të duhej të kryente.

Gjithashtu 20 vjeçari u shpreh se ai duhej të punonte në një punë të tillë pasi i kishin kërcënuar familjen e tij dhe i kishin thënë se e dinin se ku jetonin.

Ndërkohë, 20 vjeçari Zalli u la sot në burg pasi u dënua me 12 muaj heqje lirie, pasi pranoi edhe akuzat për përfshirjen në rritjen dhe kultivimin e drogës të klasit B pas bastisjes së ‘shtëpisë së barit’ më 8 shkurt të këtij viti.

Nga ana tjetër, avokati i shqiptarit ka kërkuar zbutje të dënimit duke thënë se klienti i tij është vetëm 20 vjeç, kishte marrë kërcënime që të ushtronte këtë veprimtari kriminale dhe se ai i kishte pranuar akuzat ndaj tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DREJTOHET PARLAMENTI/ Zelensky i kërkon Spanjës të tërheqë kompanitë e saj nga Rusia
Previous article TRAGJEDIA NE MIRDITE/ 12-vjeçari po luante me shokët, u fut në lum të merrte topin, por…

F.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT